Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova e pa fat, barazon me gjysmëfinalistin e Lojërave Olimpike Rio 2016

12.06.2019 21:45:19

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është treguar e pa fat në ndeshjen e sotme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Hendbollistët tanë barazuan Poloninë, e cila ishte gjysmëfinaliste e Lojërave Olimpike Rio 2016.
Rezultati ishte 23:23, ndërsa polakët barazuan shifrat vetëm në sekondën e fundit. 23:21 ishte rezultati në minutën e fundit, para se mysafirët të shënonin dy herë. Pjesa e parë u mbyll 14:13 për tanët.
Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 800 shikuesve.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv.
Pas pesë takimeve, djelmoshat e trajnerit Taip Ramadani, ndodhen në vendin e fundit në grup me tri pikë. Ndeshjen e fundit e luan ndaj Gjermanisë në udhëtim.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018