Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Super Kosova triumfon në Sofje, fitore me spektakël ndaj Bullgarisë

10.06.2019 22:44:41

Super ndeshje, super spektakël dhe fitore e madhe e Kosovës në Sofje.

Djelmoshat tanë na bënë krenarë duke fituar 3:2 ndaj Bullgarisë.
Është kjo fitorja e parë e djelmoshave tanë në kualifikimet për EURO 2020, pas dy barazimeve me Bullgarinë në shtëpi dhe Malin e Zi në Podgoricë.
Milot Rashica shënoi i pari, para se vendasit të barazonin. Pjesa e parë u mbyll 1:1. Bullgarët kaluan në epërsi, por Vedat Muriqi me kokë barazoi për 2:2.
Sulmet e parreshtura të tanëve rezultuan me golin e minutave shtesë të Elbasan Rashanit, që çmendi rreth 1 mijë tifozë shqiptarë që kishin udhëtuar nga vise të ndryshme të Evropës.
Me pesë pikë, Kosova ndodhet e treta në grup, pas Anglisë e Çekisë që kanë nga gjashtë pikë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018