Media sponsor

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Taekwondistët synojnë medalje në Kampionatin Botëror “Manchester 2019”

14.05.2019 13:39:39

Katër garues të sportit të taekwondosë do të përfaqësojnë vendin tonë në kampionatin botëror të taekwondosë, që mbahet prej nesër (e mërkurë) deri më 18 maj në Manchester të Anglisë.
Qëndrim Sejfijaj, kategoria deri në 68 kilogramë, Butrint Ejupi, kategoria deri në 74 kilogramë, Natyra Kadriu (-46 kg) dhe Don Berisha (+87 kg), do të synojnë të lënë gjurmë në botëror, bashkë me trajnerin e kombëtares, Arsim Agushi.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Taekwondosë së Kosovës, Enis Qafëlleshi, thekson se në Manchester udhëtojnë për të mos u kthyer duarthatë.
“Kjo është hera e tretë që taekwondistët marrin pjesë në botëror, pas pjesëmarrjes në Rusi dhe Kore të Jugut. Pretendimet nga Manchesteri i kemi për medalje”, shprehet me optimizëm Qafëlleshi për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, www.noc-kosovo.org.
Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe suksese garuesve tanë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018