Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

ARRITJE HISTORIKE: Kosova U21 kualifikohet në Kampionatin Botëror "Spanja 2019"

14.04.2019 19:41:32

Areitje historike për hendbollin dhe sportin ekiporë. Kombëtarja U21 e hendbollit u bë e para që siguron kualifikimin në një kampionat botëror.

Djelmoshat tanë u kualifikuan në botërorin, që në korrik të këtij viti mbahet në Spanjë.
Kosova U21 fitoi finalen me Taipein Kinez, me rezultat 30:26, në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, të organizuar në Prishtinë.
Hendbollistët tanë dominuan tërë ndeshjes, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para mbi 1 mijë tifozëve.
I pranishëm në sallë ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin historik të hendbollit dhe gjithë komunitetit të këtij sporti. 

Foto: Shpend Ahmeti/FHK

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0