Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova U21 në gjysmëfinale, tjetër hap drejt kualifikimit në botëror

12.04.2019 22:01:27

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror.
Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21.
Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23).
Kështu, Kosova U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental  ka kaluar prej vendit të parë në grupin A. Taipei Kinez ka kaluar poashtu në gjysmëfinale nga grupi A, ndërsa Nigeria ka mbetur e treta në grup dhe do të luajë  për plasman.
Në grupin B, SHBA ka dalur e para me 4 pikë. Paraguaji renditet i dyti me 2 pikë, ndërsa Australia e treta pa pikë.
Në gjysmëfinale, të shtunën, Kosova luan me Paraguajin (19:00), ndërsa SHBA takohet me Taipein Kinez.

Edhe Kosova U19 në gjysmëfinale
Kosova U19 nuk ka marrë rezultatin e synuar në ndeshjen ndaj Kanadës, por megjithatë ka kaluar në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Të premten  Kosova U19 pësoi nga Kanada me rezultat 35:31. Por falë fitores ndaj Zelandës së Re (të enjten), Kosova ka përfunduar e dyta në grupin B dhe të shtunën do të luajë në gjysmëfinale. Kanada u rendit e para në grupin B me 4 pikë, Kosova e dyta me 2 pikë dhe Zelanda e Re e treta pa pikë. Grupin A e fitoi Taipei Kinez me 4 pikë, para Nigerisë me 2 pikë dhe Paraguajit pa pikë.
Në gjysmëfinalen e parë takohen Taipei Kinez me Kosovën dhe në të dytën Kanada me Nigerinë. Gjysmëfinalet janë të shtunën. E para nga ora 17:00 dhe e dyta nga ora 13:00.
FOTO: Shpend Ahmeti/FHK

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018