Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Brajshori e Krasniqi përfaqësuan Kosovën në evropianin e peshëngritjes “Batumi 2019”

11.04.2019 10:47:13

Leonora Brajshori dhe Arbnor Krasniqi kanë përfaqësuar Kosovën në kampionatin evropian, që po mbahet në Batumi të Gjeorgjisë.
Të dy peshëngritësit tanë kanë përfunduar të mërkurën garimin.
Leonora garoi në kategorinë deri në 55 kilogramë. Në disiplinën shkëputje nuk arriti të ngritë 66 kilogramë, që ishin synim i saj, ndërsa në shtytje ngriti 81 kilogramë. Në shtytje doli e 19-ta, dukë lënë prapa garueset nga Kroacia dhe Italia.
“Ngritja ime më e mirë ishte në tentimin e fundit. Nuk shkoi siç e kisha parashikuar, por ishte e mirë”, ka shkruar Brajshori në Twitter.
Në një konkurrencë të fortë, të mërkurën garoi Krasniqi në kategorinë deri 81 kilogramë.
Në shkëputje ai ngriti 95 kilogramë, ndërsa në shtytje 120 kilogramë, që janë rezultatet më të mira të tij. Me 215 pikë në total, Arbnori doli i shtati nga po aq garues.
Në evropian, Kosova u paraqit me simbolet shtetërore, pavarësisht se Gjeorgjia nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Madje, ceremonia hapëse e evropianit u bë nga presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.
KOK iu uron më shumë suksese peshëngritësve tanë në garat e ardhshme.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018