Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK organizoi pritje për Institucionet e Arsimit Parashkollor, më 12 prill 2019 organizohet festivali për parashkollorë

11.03.2019 18:08:09

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe anëtaret e Bordit Ekzekutiv, Vjollca Krasniqi e Shqipe Zogiani, kanë pritur sot në zyret e KOK-ut, drejtueset e Institucioneve të Arsimit Parashkollor në Prishtinë.
Qëllimi i takimit ishte organizimi i Festivalit Olimpik për Parashkollorë nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili do të mbahet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim.
Gjatë bashkëbisedimit mes presidentit Hasani dhe dhjetëra drejtueseve të Institucionit Parashkollor, u vendos që 12 prill 2019, të jetë data e organizimit të këtij festivali.
Në festival do të marrin pjesë mijëra fëmijë të institucioneve të ndryshme parashkollore në kryeqytet, derisa i gjithë aktiviteti do të mbahet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në Festival do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0