Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sonte hapet EYOF-i Dimëror “Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019”

10.02.2019 13:28:37

Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019”, do të hapet sonte me ceremoninë hapëse.
Ceremonia mbahet në stadiumin Olimpik “Asim Ferhatoviç Hase” në Sarajevë, duke filluar prej orës 19:00.
Stadiumi ka kapacitet prej 34500 ulësesh, ndërsa e veçanta e tij është se në të është organizuar edhe ceremonia hapëse e Lojërave të 14-ta Olimpike Dimërore “Sarajeva 1984”.
Gjatë konferencës, organizatorët e EYOF-it Dimëror 2019 e kanë quajtur moment të veçantë rikthimin e Flakës Olimpike të Paqes, pas 35 vitesh në Sarajevë.
Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë 1600 sportistë të moshës 14-18 vjeçare, nga 46 vende të Evropës, ndër ta edhe Ekipi Olimpik i Kosovës.
Bartëse e flamurit të Kosovës do të jetë skitarja, Klea Vrella. Bashkë me të, vendin tonë e përfaqëson edhe skitarja tjetër, Elba Kokaj.
Për Kosovën, prezantimi në EYOF-in Dimëror 2019 do të jetë i dyti pas debutimit në Erzurum 2017.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Rezultatet e Ekipit Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018