Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Aktivitetet e Komitetit Olimpik të Kosovës për vitin 2018

31.12.2018 13:30:35

9 AKTIVITETE TË EDUKIMIT OLIMPIK


b)    Festivali Olimpik Dimëror në Prishtinë, PyeongChang 2018

9-25 shkurt:  Për herë të parë Komiteti Olimpik i Kosovë u bë pjesë e projektit për të organizuar Festivalin Olimpik Dimëror në Prishtinë. KOK promovoi tri sportet e pa praktikuara ndonjëherë në vendin tonë, si patinazhi, kërlingu dhe hokeji. 12486 fëmijë vizituan Festivalin, i cili mbahej në periudhën kur në PyeongChang të Koresë së Jugut, zhvilloheshin Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, në të cilat Kosova shkroi historinë me skitarin, Albin Tahiri, duke u përfaqësuar për herë të parë. Festivalin e kishte vizituar edhe medalistja e artë në Lojërat Olimpike RIO 2016, Majlinda Kelmendi, e cila praktikoi kërlingun.

c)    Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqë

6 prill: Mes shumë aktiviteteve të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Play International Kosova dhe UNDP u shënua Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqë, e cila u mbajt në pllatonë e Hotel Grand në Prishtinë. Përkundër të reshurave të shiut, Shkollat e Futbollit Flamurtari, Rilindja, Klubi i Boksit Gollaku, dhe fëmijë tjerë praktikuan sportet e futbollit, gjuajtje me pistoletë laserike, frizbi, ngjyrosje, etj. Pjesëmarrësit më pas bënë foto me letër të bardhë, që simbolizon mesazhin e dërgimit të paqes përmes sportit. Kjo ishte hera e treta që KOK-u shënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqë. Më gjerësisht në linkun: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,766

d)    Dita Olimpike 2018
25 maj: Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), kanë shënuar Ditën Olimpike 2018. Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, aktiviteti në vrapim u mbajt për herë të parë në shtatë qendrat e Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj. Rreth 2500 fëmijë ishin të pranishëm në Prishtinë, të cilët vrapuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri.
Linku i shkrimit shqip: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,818
Linku i shkrimit nga olympic.org. https://ëëë.olympic.org/neës/youngsters-turn-out-in-force-to-mark-kosovo-s-olympic-day
 
e)    Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit
05 qershor: Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë shënuar të martën 5 Qershorin, Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit. Qindra fëmijë të shkollave fillore: “Naim Frashëri, Gjergj Fishta”, “Shkolla e Gjelbërt” etj, u mblodhën  në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive-argëtuese si: futboll, loja X-O (aktivitet për zhvillim mendor), kom kacel, kërcim me thasë, hedhja e diskut etj.
Linku shqip: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,828
Linku anglisht: https://www.insidethegames.biz/articles/1065932/kosovo-olympic-committee-commemorate-world-day-of-sports-and-environment

f)    Samiti i Parë Rajonal i SIGA-s në Prishtinë
06 shtator: Panelistë të shumtë ndërkombëtarë dhe vendorë, ndër ta edhe ministra të Qeverisë së Kosovës, kanë madhështuar Samitin e Parë Rajonal të SIGA-s (Aleanca Globale e Integritetit në Sport), të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë.
Pjesëmarrës krahas panelistëve ndërkombëtarë, vendorë, kishte edhe ministra (Kujtim Gashi nga MKRS dhe Bedri Hamza nga Ministria e Financave), presidentë të Komiteteve Olimpike fqinje, si dhe  rreth 70 përfaqësues të lartë të federatave sportive në Kosovë, të cilët vlerësuan lartë mbajtjen e një Samiti të tillë në Kosovë.
Linku shqip: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,920
Linku anglisht: https://siga-sport.net/press-releases/siga-holds-first-regional-summit/

g) Konferenca Barazia Gjinore dhe Diversiteti
24 shtator: Me pjesëmarrje masive të federatave sportive, deputete të Kuvendit të Kosovës, artit, kulturës dhe panelistë nga fusha të ndryshme, është mbajtur konferenca e dytë “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, e cila këtë herë ishte pjesë e Javës Evropiane të Sportit, të organizuar nën patronatin e ministrit për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
Konferenca kishte për qëllim fuqizimin e rolit të femrës në sport, derisa u dhanë mesazhe të fuqishme për të tejkalimin e sfidave të ndryshme, nëpër të cilat mund të kalojnë sportistet. Konfrenca u mbajt në Swiss Hotel Diamond në Prishtinë.
Linku: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,937

h)    Panairi i Sportit 2018
27 shtator: KOK organizoi edicionin e katërt të Panairit të Sportit 2018, i cili u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, javë kjo që u organizua nën patronatin e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS). Panairi u mbajt në 16 komuna, të cilat shprehën gatishmërinë për të qenë bashkëorganizatore. Në secilën komunë pati pjesëmarrje masive të fëmijëve të shkollave fillore, të cilët panë nga afër ofertat e klubeve sportive të qyteteve të tyre, të cilat u munduan të joshin sa më shumë fëmijët.
Linku: http://noc-kosovo.org/?page=1,8,941

Konferenca e dytë Sporti dhe Media
28 dhjetor:
Konferenca e dytë Sporti dhe Media u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe u mbajt në formë panelesh. Konferenca zgjoi debat të frytshëm mes gazetarëve dhe drejtuesve të KOK-ut, MKRS-s dhe federatave.


Ceremonia e shpalljes së laureatëve 2017
14 mars: Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë vlerësuar për herë të dytë sportistët më të mirë të vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK-u organizoi për herë të dytë Gala Mbrëmjen e shpalljes së laureatëve 2017, e cila këtë herë u mbajt në Restaurant Golden Imperial të Prishtinës.
KOK zgjodhi edhe trajnerin më të mirë, shpresat më të mirë, kombëtaret më të suksesshme etj.

GALA MBRËMJA
09 dhjetor 2018:
Gala mbrëmja me rastin e katër vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar u organizua më 9 dhjetor. Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i MKRS, Kujtim Gashi, etj. U nderua për vepër jetësore legjenda Fadil Vokrri, si dhe gjithë ata që kanë dhënë kontribut të çmuar në sport dhe kanë kaluar moshën 70-vjeçare.

Asambleja e Punës 2017
05 shkurt:
Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblenë Vjetore të Punës, në të cilën me shumicë votash u miratua Raporti i Punës, Raporti Financiar, Raporti i Auditorit dhe Raporti i Këshillit Mbikëqyrës të KOK-ut. Në Asamblenë e mbajtur në Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë, të pranishëm ishin 72 asambleistë nga 83 në total. Asambleistët me shumicë votash miratuan edhe Planin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2018 Në Rend të Ditës ishte pranimi i Federatave të reja, ku me shumicë votash anëtare e re e KOK-ut u bë Federata e Sporteve Universitare të Kosovës. Në pikën e fundit të Rendit të Ditës, ishte zgjedhja e nënpresidentit të katërt të KOK-ut, vend ky që i takoi kryetarit Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Asambleja e Punës 2018
21 dhjetor:
Asambleja e Punës 2018 u organizua më 21 dhjetor në Hotel Sëiss Diamond. Unanimisht u miratuan të gjitha pikat e Rendit të Ditës, ndërsa nënpresident i KOK-ut u zgjodh Agim Ademi, kryetar i FFK-së.


3 PJESËMARRJE NË GARA NDËRKOMBËTARE

Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018
9-25 shkurt 2018: Ekipi Olimpik i Kosovës u përfaqësua për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, të mbajtur prej 9-25 shkurt 2018, në PyeongChang të Koresë së Jugut. Vendin tonë e përfaqësoi skitari, Albin Tahiri, që kishte fituar normën Olimpike në pesë disiplina.
Në PyeongChang për të përkrahur Ekipin Olimpik të Kosovës, i pranishëm ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 
Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018
20 qershor – 1 korrik 2018: Për herë të parë Ekipi Olimpik i Kosovës mori pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare, të mbajtura prej 20 qershor – 1 korrik 2018, në Tarragona të Spanjës.
Kosovën e përfaqësuan 40 sportistë. Ekipi ynë fitoi tri medalje të arta dhe një të argjendtë, të gjitha nga sporti i xhudos. Akil Gjakova, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, fituan të artën, ndërsa të argjendtën Loriana Kuka.

Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018
06-18.10.2018:
Ekipi Olimpik i Kosovës për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Kosova u përfaqësua me pesë sportistë. Në ditën e parë të garave fitoi medaljen e parë dhe të vetme, me xhudisten Erza Muminoviq, që u stolis me të bronztën.


-    U mbajtën pesë module të kursit ASMC 1
Për herë të parë Komiteti Olimpik i Kosovës është duke organizuar Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 1). Deri më tani janë mbajtur pesë module. Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, MEMOS 19 dhe Elda Gjoka, drejtoreshë kombëtare për organizimin e kurseve bazike për administratorë të sportit, MEMOS 9, janë ligjëruesit e përhershëm, ndërsa nuk kanë munguar edhe ligjërues të huaj.
 
-    U organizuan dy kurse për trajnerë


a) Federata e Taekwondosë e Kosovës
22.01.2018: Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdoi me organizimin e kurseve për trajnerë edhe gjatë vitit 2018. Për disa ditë u organizua kursi për trajnerët  e taekëondosë. Atyre u ligjëroi eksperti ndërkombëtar i dërguar nga Federata Botërore te Taekëondosë, z. Sunjang Lee. Pas tri ditësh u certifikuan 21 trajnerë.

B) Federata e Notit e Kosovës (niveli 2)
19.08.2018: Dhjetëra trajnerë të notit kanë përfunduar me sukses nivelin e dytë të kursit teknik për trajnerë, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Pas ligjëratave teorike dhe praktike të mbajtura për disa ditë, trajnerët  iu nënshtruan testit para ekspertit ndërkombëtar të FINA-s, Gerhard Nottelman, i cili njëherit ishte ligjërues.
 
 
-    Pesë kurse për administratorë të sportit
a) Federata e Tenisit e Kosovës
b) Federata e Hendbollit e Kosovës
c) Federata e Mundjes e Kosovës
d) Federata e AutoSporteve e Kosovës
e) Federata e Taekwondosë e Kosovës

KOK-u organizoi takimet të shumta me kryetarë komunash, klube dhe biznese për Ligjin për Sponsorizim

a)    Me të hyrë në fuqi Ligji për Sponsorizim në fushën e Sportit në Kosovë, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, morën nismën për të takuar kryetarët e komunave, bizneset dhe klubet, me qëllimin për t’i njoftuar me detajet dhe përfitimet që sjell Ligji për Sponsorizim.
Krerët e KOK-ut qëndruan në komunat: Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Lipjan, Kamenicë, Viti, Deqan, Klinë, Istog, Vushtrri etj.
Pjesëmarrja e klubeve dhe bizneseve ishte masive në secilën komunë.

b)    U nënshkruan memorandume për mbështetjen e sportistëve Olimpikë me komunat e Gjilanit, Pejës, Kamenicës, Vitisë dhe Prishtinës.

KOK për herë të parë bëri kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve
07.03.2017: Komiteti Olimpik i Kosovës përmes komisionit të formuar bëri për herë të parë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, në bazë të të cilit u caktuan vlerat financiare të financuara nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
 
KOK nënshkroi memorandum bashkëpunimi me MKRS-në
26.03.2018: Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Kujtim Gashi, përmes të cilit përcaktohet financimi i KOK-ut nga MKRS-ja për vitin 2018. Vlera që institucioni më i lartë sportiv në vend, KOK do të përfitojë nga MKRS-ja është 250 mijë euro.
 
KOK ndihmon SOS Fshatin e Fëmijëve dhe Syndrom Doën Kosova në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
01.06.2018: Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dhënë një kontribut solid për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë dhe Syndrom Doën Kosova, duke gëzuar fëmijët të cilët sot po e festojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në emër të KOK-ut, që njëherit po e shënon edhe Javën Olimpike në Kosovë, anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Shqipe Zogiani, bashkë me zyrtaret e KOK-ut, Rejhan Halili dhe Blerina Imeri, vizituan Sos Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, tek të cilët KOK kishte dhuruar dhjetëra fanella për fëmijë me mbishkrimin “Olympic Day 2018” (Dita Olimpike 2018).
KOK vizitoi edhe Shoqatën Syndrom Doën Kosova, tek të cilët krahas fanellave dhuroi edhe 300 Euro.
 
12 mbledhje të Bordit Ekzekutiv
Prej 1 janar 2018 – 15 nëntor 2018, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti tetë mbledhje, ku shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës dhe mori vendime të ndryshme në të mirë të sportit dhe sportistëve.

IuteCredit Kosova, sponsor i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës
1 nëntor 2018: Në kuadër të planit strategjik të marketingut të KOK-ut, KOK-u nënshkroi marrëveshje sponsorizimi me Kompaninë e mikrofinancave, IuteCredit Kosova. Marrëveshja është 4-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Dërgimi i sportistëve në përgatitje
a)    KOK-u dërgoi sportistët në përgatitje për Tarragona 2018
b)    KOK dërgon sportistët në përgatitje për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Sportistët që përfaqësuan vendin tonë në Argjentinë, u përgatitën kryesisht jashtë vendit.


KOK mbështet bursistët Olimpikë me 31 mijë Euro
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbështetë bursistët Olimpikë, të cilët janë duke ndjekur normën Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Vendimi për 18 sportistët elitarë është marrë në mbledhjen e 23-të të Bordit Ekzekutiv (BE) të KOK-ut.
Në total, KOK-u nga buxheti i vet do të ndajë 31 mijë euro, të cilat do të ndahen në bazë të kritereve të përcaktuara nga BE për tri kategori.

Ministri Gashi vizitoi KOK-un
30.08.2018: Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës. Ai u prit nga Bordi Ekzekutiv. U bisedua për çështje të ndryshme në avancimin e sportit

Pjesëmarrja e drejtuesve të KOK-ut në ngjarjet ndërkombëtare
30 janar – 1 shkurt: Presidenti Hasani dhe nënpresidenti Memli Krasniqi morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SIGA-së, Forumi Rajonal KOK-SIGA do të mbahet në Prishtinë
11 shkurt: Presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, morën pjesë në takimin e KO të Evropës Qendrore dhe Juglindore të mbajtur në PyeongChang të Koresë së Jugut, gjatë LOD PyeongChang 2018.
16 shkurt: Presidenti i KON-it, Thomas Bach, takoi drejtuesit e KOK-ut, i uron për pjesëmarrjen e parë në LOD
11 prill: Presidenti Hasani dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Ramadan Selimi, vizituan KOKSH-shin, ku u pritën ngrohtësisht nga sekretari i përgjithshëm, Stavri Bello dhe drejtori për projekte, Kliton Muça.
17 prill: Drejtuesit e KOK-ut morën pjesë në Konventën e SportAccordit, të mbajtur në Bangkok të Tajlandës. Ndër takimet e shumta veçohet ai me presidentin e ICMG-së, Amad Addadi
18 maj: Përfaqësueset e KOK-ut: Shqipe Zogiani, Vjollca Krasniqi dhe Rejhan Halili morën pjesë në Konferencën e 7-të Botërore për Femrën dhe Sportin të mbajtur për disa ditë në Botsëana të Afrikës.
9 qershor: Drejtuesit e KOK-ut, Hasani dhe Haxhijaj, morën pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës Qendrore dhe Juglindore të mbajtur në Bodrum të Turqisë.
13-14 qershor: KOK-u mori pjesë në takimin e KON-it me Departamentet e Mediave të Komiteteve Olimpike Kombëtare të mbajtur në Lozanë të Zvicrës. U përfaqësua me zyrtarin për media, Kushtrim Krasniqi.
18-20 qershor: Zyrtari i KOK-ut, Endrit Syla, mori pjesë në seminarin e KON-it për marketing
12-13 korrik: Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, morën pjesë në takimin e KO të Evropës të mbajtur në Minsk të Bjellorusisë për Lojërat Evropiane Minsk 2019
27 korrik: Presidenti Hasani mori pjesë në Forumin e IV-të SIGA-s, të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës.
7 gusht: Presidenti Hasani mori pjesë në Konferencën Evropiane të TAFISA-s të mbajtur në Holandë.
26 shtator: Presidenti Hasani mori pjesë në takimin e komisionit të EOC-ut për Lojërat Olimpike.
5 tetor: Presidenti Hasani u takua me Thomas Bachun, president i IOC-it dhe Janez Kocijançiqin, president i EOC-ut, gjatë forumit “Olimpizmi në Aksion”, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës, një ditë para LOR Buenos Aires 2018.
8 nëntor: Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, mori pjesë në takimin e Komisionit të EOC-ut, “Barazia Gjinore në Sport”, të mbajtur në Marbella të Spanjës.
10 nëntor: Drejtuesit e KOK-ut, Besim Hasani e Shasivar Haxhijaj morën pjesë në Asamblenë Gjenerale të EOC-ut në Marbella të Spanjës.

Pritjet e zyrtarëve të huaj në KOK
19 janar: Presidenti Hasani priti zyrtarin e lartë të ITF-së, Vitor Cabral dhe delegacionin e FTK-s
23 janar: Presidenti Hasani priti ekspertin e taekëondosë, Sunjang Lee, i cili u ligjëroi trajnerëve të taekëondosë në kursin për trajnerë të organizuar nga KOK-u.
26 prill: KOK-u mori pjesë në takimin e shefave të misioneve në Buenos Aires, para Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. U përfaqësua me Jeton Rudarin, shef i misionit.
11 maj: Presidenti Hasani priti një delegacion të Unionit Amator të Sportit nga Ioëa e SHBA-ve
28 maj: Presidenti Hasani priti eksperten e FINA-s, Christiane Fanzeres
30 maj: Presidenti Hasani priti medalistin e Lojërave Olimpike Londër 2012, xhudistin Ugo Legrand
2 shtator: Presidenti Besim Hasani, priti drejtuesit më të lartë të Federatës Evropiane të Atletikës (EAA), me në krye presidentin, Svein Arne Hansen dhe nënpresidentn Jean Gracia, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës Atletike të Kosovës (FAK), Halil Sylejmani.
5 shtator: Drejtuesit e SIGA-s dhe presidenti i KO të Malit të Zi, Dusan Simonoviq vizituan KOK-un. Delegacioni bashkarisht vizitoi edhe stadiumin Fadil Vokrri
11 shtator: Instruktori i basketbollit, Ridvan Ekmekci, vizitoi KOK-un
29 shtator: Ish nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Belgjikës, Thierry Zintz, vizitoi KOK-un. Ai erdhi për të ligjëruar në kursin, ASMC1.

Aktivitete tjera
12 janar: Presidenti Hasani njoftoi studentët për Lëvizjen Olimpike në Kosovë dhe për Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018!
15 janar: Këshilli Mbikëqyrës i KOK-ut mbajti takim konstituiv para Asamblesë së Punës së KOK-ut
16 janar: KOK-u mori pjesë në turneun \"Burim Hatipi\" dhe ceremoninë \"Ali Shala\"
5 shkurt: Presidenti Hashim Thaçi ia dorëzoi ekipit olimpik në mënyrë solemne flamurin e Kosovës
20 shkurt: Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin, vizituan Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, që po mbahet në Prishtinë
28 shkurt: U organizua konferencë e përbashkët me Federatën Skitare të Kosovës. U vlerësua e suksesshme pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.
7 mars: U organizua konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të dala nga kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve.
12 prill: Fillojnë përgatitjet për Javën Evropiane në Sport, të organizuar gjatë muajit shtator nga MKRS. Anëtar i Këshillit për Organizimin e Javës Evropiane në Sport ishte edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj.
27 prill: Filluan përgatitjet për Ditën Olimpike 2018. Nënpresidenti i tretë, Gazmend Maxhuni dhe anëtari i BE të KOK-ut, Ramadan Selimi, takuan përfaqësuesit e Komunave të Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Gjakovës, në të cilat më pas u organizua Dita Olimpike.
9 prill: KOK-u ishte i përfshirë në bisedimet me IOC-un për të gjetur një zgjidhje për karateistët, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë.
10 qershor: Iu dha lamtumira e fundit nënpresidentit të KOK-ut, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë më 9 qershor pas një sulmi në zemër.
28 qershor: Ministri Kujtim Gashi vizitoi sportistët në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018
20 qershor: Presidenti Thaçi ia dorëzoi flamurin ekipit Olimpik për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018
20 qershor: Ekipi Olimpik i Kosovës me në krye Majlinda Kelmendin, vuri gurëthemelin e Qendrës së parë për Mjekësi Sportive
20 qershor: U prezantua ekipi Olimpik i Kosovës, si dhe u mbajt ligjëratë për anti-doping
19 korrik: KOK-u dhe MKRS vizituan kampionët e xhudos në Pejë
30 korrik: Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport njoftoi federatat me rregulloren për eliminimin e dukurive negative në sport. Anëtar i këtij Këshilli është edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
3 gusht: Presidenti Hasani vizitoi Kampionatin Ballkanik U-20 të volejbollit në rërë, të mbajtur në Sllatinë të Fushë Kosovës
4 shtator: Delegacioni i SIGA-s dhe drejtuesit e KOK-ut u pritën nga kryeministri Ramush Haradinaj
16-17 shtator: Presidenti Hasani dhe anëtari i BE të KOK-t, Ramadan Selimi, morën pjesë në Kampionatin e Kosovës në peshkatari. Presideti ishte i pranishëm edhe turneun ndërkombëtar “Rilindja Kids Tournament”
19 shtator: Drejtuesit e KOK-ut takuan kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti
1 tetor: U organizua konferencë për media me rastin e prezantimit të Ekipit Olimpik për LOR Buenos Aires 2018. Mori pjesë edhe ministri Kujtim Gashi.
3 tetor: Presidenti Hasani priti kryetarin e Federatës së Ragbit të Kosovës, Ruairi O’Connell.
6 tetor: Drejtuesit e KOK-ut bashkë me ministrin Kujtim Gashi vizituan Ekipin Olimpik të Kosovës në Fshatin Olimpik
9 tetor: Delegacioni i Kosovës (KOK-MKRS) festoi në Buenos Aires 2018 medaljen Olimpike të fituar nga Erza Muminoviqi
20 tetor: KOK mirëpriti marrëveshjen e arritur mes komunitetit të taekëondosë së Kosovës. KOK ishte i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje.
23 tetor: Ministri Gashi priti Ekipin Olimpik të Kosovës, që mori pjesë në LOR Buenos Aires 2018
9 nëntor: Takim miqësor i drejtuesve të KOK-ut me presidentin e IOC-ut, Thomas Bach në Marbella të Spanjës, ku po mbahej Asambleja Zgjedhore e EOC-ut.
14 nëntor: Drejtuesit e KOK-ut pritën sekretarin e përgjithshëm të KOKSH-it, Stavri Bello
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0