Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, mori pjesë në takimin e Komisionit të EOC-ut, “Barazia Gjinore në Sport”

08.11.2018 20:16:57

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka marrë pjesë në takimin e komisionit të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), “Barazia Gjinore në Sport”, që u mbajt në Marbella të Spanjës.
Haxhijaj është pjesë e këtij komisioni, bashkë edhe me presidentë, sekretarë dhe përfaqësues tjerë të Komiteteve Olimpike të Evropës.
Komisioni diskutoi për çështje të ndryshme, me theks të veçantë “Barazia Gjinore në Sport”.
Komisioni hartoi një draft të strategjisë për Barazinë Gjinore, e cila do sillte suksesin deri në vitin 2021, në të cilën Haxhijaj dha kontributin e tij, duke u bazuar edhe në statistikat e Barazisë Gjinore në sportin e Kosovës. Po ashtu u diskutua edhe për përditësimin e programit “Lider i Ri”, si dhe pika të tjera.
Pikërisht në Marbella të Spanjës, do të mbahet për dy ditë edhe kongresi vjetor i EOC-ut, në të cilin krahas Haxhijajt, do të marrë pjesë edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0