Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kampionet vazhdojnë garat për normën Olimpike, prej nesër garojnë në Grand Prix "Tashkent 2018"

08.11.2018 15:00:13

Kombëtarja jonë e xhudos, e prirë nga kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të garojë prej nesër (e premte) deri të dielën në Grand Prix "Tashkent 2018", që mbahet në Uzbekistan.
Krahas Majlindës, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, pjesëmarrëse janë edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kilogramë), nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi (-48 kilogramë), dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka (-78 kilogramë), e cila të dielën e kaluar fitoi medaljen e artë në evropianin U-23, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.
Majlinda, Nora dhe Distria garojnë nesër, kurse Loriana të dielën. Pas shortit të hedhur sot, të katër xhudistet tona kanë kaluar raundin e parë pa luftë. Grand Prix Tashkent 2018, është i vlefshëm për pikë kualifikuese Olimpike.
Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron fat dhe sukseseve kampioneve tona.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0