Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 24-të e BE të KOK-ut

02.11.2018 11:24:45

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 24-të të mbajtur të enjten mbrëma,  shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
BE mori vendimet si në vijim:
-    U vlerësua lartë pjesëmarrja dhe paraqitja e garuesve tanë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, në të cilat ekipi ynë Olimpik fitoi një medalje të bronztë me xhudisten, Erza Muminoviq.
-    U vendos të dërgohen sportistët në përgatitje jashtë vendit, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian (EYOF), Sarajeva 2019. EYOF-i mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
-    U diskutua për pjesëmarrje në Lojërat Botërore në rërë “San Diego 2019”, që mbahen në muajin tetor, si dhe Lojërat Mesdhetare në rërë “Patras 2019”, të cilat mbahen në muajin gusht në Greqi.
-    U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut për vitin 2018 të mbahet mes datës 20-25 dhjetor.
-    BE mirëpriti nënshkrimi e kontratës me sponsorin më të ri, Iutecredit Kosova, të cilët iu bashkuan planit strategjik të marketingut të KOK-ut.
-    Më 9 dhjetor do të mbahet gala mbrëmja me rastin e 4-vjetorit të pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Pritet ardhja e figurave të shquara të sportit botëror.
-    U vendos t’i dërgohet Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, rekomandimi për shpërblim, për xhudisten Erza Muminoviq, pas medaljes së bronztë në LOR Buenos Aires 2018.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0