Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 21-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

18.07.2018 09:40:53

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, mbajti mbrëmë (e mërkurë) mbledhjen e 21-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.
BE mori vendimet si në vijim:
-    U vlerësua lart paraqitja e ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të parat për Kosovën që prej anëtarësimit në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), tri vjet më parë. Kosova fitoi katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë, të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos. 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë përfaqësuan Kosovën në Tarragona 2018. Ky ishte ekipi më i madh i Kosovës, që mori pjesë në Lojëra ndërkombëtare.
-    U diskutua për përgatitjet për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, në të cilat Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Deri më tani, Kosova ka një normë të fituar Olimpike, falë xhudistes, Erza Muminoviq. LOR Buenos Aires 2018 mbahen prej 6-18 tetor 2018 në kryeqytetin argjentinas.
-    U vendos që shef i misionit për në LOR Buenos Aires 2018 të jetë Jeton Rudari.
-    Më 3 dhe 4 shtator 2018, do të mbahet Samiti ndërkombëtar i SIGA-s në Prishtinë.
-    U diskutuan përgatitjet për Javën Evropiane të Sportit, projekt ky i përbashkët me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe federatat. Në kuadër të kësaj jave, KOK do të organizojë Panairin e Sportit dhe Konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”.
-    Bordi Ekzekutiv u njoftua për përgatitjet për Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në Minsk të Bjellorusisë.
-    Më 21-23 shtator 2018, do të mbahet kursi bazik për administratorë të sportit për Federatën e Mundjes së Kosovës.
-    U miratua kërkesa e Federatës së Xhudos së Kosovës për rekomandim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), për suksesin e arritur në kampionatin evropian për kadetë, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, bazuar në Rregulloren përkatëse për shpërblime të sportistëve. Erza fitoi medaljen e artë.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0