Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Vendimet e dala nga mbledhja e 23-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

04.10.2018 21:00:03

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 23-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

BE mori vendimet si në vijim:

-    U vendos të mbështeten financiarisht sportistët që po luftojnë për të arritur normën Olimpike Tokyo 2020. Me këtë rast u caktuan edhe kriteret për mënyrën e mbështetjes së sportistëve.
-    U miratuan rekomandimet për ndryshimet në rregulloret e kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, si dhe harmonizimi i rregulloreve të shpërblimeve
-    U konstatua se përgatitjet për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires kanë shkuar sipas dinamikës së paraparë.
-    U mor vendim të mbështeten sportistët, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Evropian Dimëror (EYOF), Sarajeva 2019. I mbetet Federatës të aplikojë për projekt të specifikuar për përgatitjen e sportistëve.
-    U vendos t’i rekomandohet Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të mbështesë xhudistin Shpat Zeka, për fitimin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Evropian U-21, bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve.
Krahas vendimeve të marra, Bordi Ekzekutiv shqyrtoi edhe pika tjera të rëndësishme.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0
Mbledhja e 22 e BE te KOK