Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova Press, sponsor medial i Komitetit Olimpik të Kosovës

20.07.2017 14:57:49

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratë me agjensinë e lajmeve “Kosova Press”, të cilët tani e tutje do të jenë sponsor medial i KOK-ut.
Kontrata, e vlefshme deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, është nënshkruar të enjten në Hotel Sirius në Prishtinë nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj dhe udhëheqësja e Departamentit të Marketingut, znj. Beneta Sinidolli.
Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, është shprehur i lumtur për kontratën e nënshkruar, të cilën e quajti si pjesë të planit të marketingut.
“KOK-u e ka një plan të përgjithshëm strategjik, kurse në kuadër të saj e ka edhe planin për marketing, prandaj sot ndihemi krenar që nënshkruam kontratë me Kosova Pressin, e cila shpresojmë se do të jetë afatgjate”, u shpreh numri një i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në konferencë ishte e pranishme edhe drejtoresha e përgjithshme e Kosova Pressit, znj.Suzana Hashani, e cila u shpreh e lumtur me kontratën.
“Uroj të kemi sukses dhe fat në këto lojëra dhe në garat e ndryshme ndërkombëtare. Misionet tona të përbashkëta janë të kapim lartësitë, andaj urojmë të korrim suksese dhe të fitojmë medalje. Kosova Pressi është agjensia e vetme e lajmeve në trojet shqiptare, për çka urojmë që kjo marrëveshje të jetë afatgjate”, deklaroi znj.Hashani.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0