Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, gjashtë federata në kategorinë A

25.02.2019 16:04:50

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, bazuar në Rregulloren Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregulloren Nr.05/2018 për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve, të nxjerra nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Pas dy javësh shqyrtimi të dokumentacioneve të të gjitha federatave, komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ka kategorizuar 29 federata, ndërsa dy të tjera mbetën jashtë kategorizimit.
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi lartë punën profesionale të komisionit, derisa shtoi se kategorizimi po bëhet sipas standardeve të larta dhe një veprim i tillë Kosovën e rendit tek vendet e avancuara përsa i takon financimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njëherit kryetar i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, theksoi se gjatë vitit të kaluar është bërë plotësim ndryshimi i rregullores dhe rregullorja e re, e cila është më e lehtë dhe më e qartë në vlerësimin e kritereve.
Ai theksoi se komsioni ka hasur në vështirësi në dokumentacionin e sjellur nga federatat, por pavarësisht kësaj komisioni ka bërë punë profesionale. I pyetur nga gazetarët sqaroi ngritjen e karatesë, e cila ka ardhur pas ndryshimeve të rregullores dhe llogaritjes së medaljes së bronztë të Herolind Nishevcit të fituar në vitin 2016.
Sipas Haxhijajt, badmintoni nuk u kategorizua shkaku i themelimit të vonshëm dhe mos licencimit nga MKRS, ndërsa minigolfi për shkak të numrit të vogël të sportistëve dhe mos zhvillimit të garave gjatë vitit 2018. I pranishëm në konferencë ishte edhe nënpresidenti, Gazmend Maxhuni, njëherit anëtar i komisionit.
Në bazë të rezultateve, në kategorinë A ndodhen: Xhudo, karate, futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ndërsa në kategorinë B janë: atletika, noti, sporti shkollorë, skitaria dhe pingpongu.
14 federata përbëjnë kategorinë C si: tenisi, mundja, boksi, taekëondo, gjimnastika, shahu, shenjëtaria sportive, shigjetaria, bodybuildingu, çiklizmi, peshëngritja, boulingu, aeronautika dhe autosportet. Në kategorinë e fundit, D janë: Sporti Universitar, kickboxi, bjeshkataria dhe Federata Sportive e Punëtorëve.
Në kategorizimin e sportistëve kanë hyrë 15 sportistë, prej tyre tetë nga xhudoja dhe pesë nga karate, derisa prinë kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi me 100 pikë. Trajneri i xhudos, Driton Kuka i prinë listës së trajnerëve me 177.50 pikë, i pasuar nga Shqipe Zogiani (karate) me 55 pikë.
Ky është viti i dytë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. KOK i dërgon rekomandimin me rezultate Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, e cila bazuar në vlerësimin e pikëve dhe kategorive do të caktojë shumën për financim të federatave, sportistëve dhe trajnerëve.


Më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve, të ndara në kategori:

KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019

        Emri i Federatës


                           KATEGORIA A                   2019 (pikët)

Federata e Xhudos e Kosovës

86.2 pikë

Federata e Karatesë e Kosovës

86

Federata e Futbollit të Kosovës

81.35

Federata e Basketbollit të Kosovës

73.08

Federata e Hendbollit të Kosovës

72.28

Federata e Volejbollit të Kosovës

71.67

 

 

                 KATEGORIA B

Federata e Atletikës  të Kosovës

63.416

Federata e Notit të Kosovës

54.086

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës

54

Federata e Skitarisë të Kosovës

53.64

Federata e PingPongut të Kosovës

51.76

 

          KATEGORIA C

Federata e Tenisit të Kosovës

49.57

Federata e Mundjes të Kosovës

47.89

Federata e Boksit të Kosovës

46.43

Federata e Taekwondosë të Kosovës

44.26

Federata e Gjimnastikës së Kosovës

43.69

Federata e Shahut të Kosovës

41.65

Federata e Shenjëtarisë Sportive

40.93

Federata e Shigjetarisë së Kosovës

40.865

Federata e Bodybuildingut 

38.91

Federata e Çiklizmit të Kosovës

38.2

Federata e Peshëngritjes të Kosovës

36.37

Federata e Boulingut të Kosovës

35.04

Federata e Autosporteve të Kosovës

31.51

Federata e Aeronautikes të Kosovës

30.94

 

               KATEGORIA D

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës

28.57

Federata e Kickboxit të Kosovës

27.21

Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës

24.61

Federata e Punëtorëve Sportiv të Kosovës

20.88

 

 

 

 

Federata e Badmintonit të Kosovës

Nuk është kategorizuar

Federata e Minigolfit të Kosovës

Nuk është kategorizuar

 

 

KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

Xhudo

Majlinda Kelmendi (xhudo)

100 pikë

Nora Gjakova (xhudo)

60

Distria Krasniqi (xhudo)

50

Loriana Kuka (xhudo)

45

Akil Gjakova (xhudo)

45

Shpat Zeka (xhudo)

25

Erza Muminoviq (xhudo)

20

Laura Fazliu (xhudo)

10

 

Karate

Herolind Nishevci

60

Adelina Rama

20

Fortesa Orana

20

Orges Arifi

15

Blodin Pakashtica

15

 

 

Atletikë

 

Musa Hajdari

15

 

Boks

Donjeta Sadiku

 

12.15

 

Kategorizimi i trajnerëve

Driton Kuka

177.5 pikë

Shqipe Zogiani

55

Nazmi Gashi

10

Zijadin Kryeziu

7.5

Besim Brahimi

6.25

 

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0