Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Sportistët që përfitojnë Bursa Olimpike për LOD “PyeongChang 2018”

31.08.2017 13:48:30

Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhetre sportistë, kanë nënshkruar sot kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike përLojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për çdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë.

Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanimë ka fituar normën olimpike në katër disiplina dhe pritet që të arrijë normën edhe në disiplinën e pestë.

Ndërsa, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci pritet që edhe këtatë jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018” duke arritur edhe këta normë olimpike.

Kjo bursë është vazhdim i përkrahjes të sportistëve kulminant nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nga sot këta sportistë do t’i kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në PyongChang në shkurt të vitit 2018.

 

Përfituesit e bursave për LOD “PyeongChang 2018”:

Albin Tahiri, 1000 Dollarë në muaj

Venesa Gjurkaj, 1000 Dollarë në muaj

Arbi Pupovci, 1000 Dollarë në muaj

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0