Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Komiteti Olimpik i Kosovës promovoi librin “Debutimi i Artë’, në përvjetorin e parë të medaljes së artë olimpike

09.08.2017 12:41:43

Befasi tëshumta kanë përshkruar ceremoninë madhështore të organizuar nga KomitetiOlimpik i Kosovës me rastin e përvjetorit të parë të medaljes së artë olimpiketë fituar nga Majlinda Kelmendi në “RIO 2016”.

Promovimi ilibrit “Debutimi i Artë” që iu kushtua pjesëmarrjes së parë të Kosovës nëLojërat Olimpike, me protagonist suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit,ishte ngjarja kryesore e mbrëmjes.

Mysafirëvetë shumtë ishin mbledhur në pllaton e sheshit “Zahir Pajaziti” (pranë HotelGrand) në Prishtinë, ku nuk mungonin, ministrja për Kulturë, Rini e Sport, znj. Vlora Dumoshi, pastaj Majlinda Kelmendi,trajneri Driton Kuka, dhe shumë fytyra të sportit dhe drejtues federatash.

Gjatë tërëkohës ata patën mundësinë të shohin një video me pamjet më emocionuese tësuksesit të Majlindës në Rio, që shfaqesin në dy ekrane, kurse në mes qëndrontenjë foto e Majlindës me përmasa gjigante, që simbolizonte momentin e marrjes sëmedaljes së parë për Kosovën.

Mysafirëtme një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i KOK-ut, z.Besim Hasani, derisashprehu falënderimet më të mëdha për Majlindën dhe Dritonin, që i dhuruanKosovës një medalje dhe kënaqësi të tillë.

“Besoj se Kosovado të arrij medalje edhe në të ardhmen, por e arta e Majlindës dhe Tonit ështëmedalja e partë e artë olimpike dhe si e tillë do të mbetet përherë, për jetëtë jetëve dhe të gjithë ne, bashkë me qytetarët dhe me Komitetin Olimpik tëKosovës, gjithmonë do ta festojmë. Ua them me plot sinqeritet, kudo qëprezantohem se jam nga Kosova, kudo shqiptohet emri i Majlindës dhe posa tëpërmendet emri i saj mendohet për Kosovën”, tha ndër të tjera i pari i KOK-ut,z.Besim Hasani.

Më pas, nëskenë u ngjit ministrja znj.Vlora Dumoshi, e cila përgëzoi të gjithë përpërvjetorin e medaljes së artë olimpike, duke premtuar se si qeveri do tëvazhdojnë përkushtimin ndaj sportit.

 

"Debutimii Artë" vjen me mbi 120 foto

Përpromovimin e librit fotoreportazh “Debutimi i Artë”, në emër të komisionitpunues foli sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, z.Shasivar Haxhijaj, i cilipërshkroi librin i cili përmbanë mbi 120 foto të përmbledhura në 82 faqe.“Nëkëtë libër përshkruhet i gjithë rrugëtimi historik i ekipit olimpik të Kosovësme protagonistët dhe superprotagonisten, Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e sajDriton Kuka, të cilët Kosovës i sollën medaljen e parë. Foto të ndryshme ngaceremonia e dorëzimit të flamurit në Prishtinë, në fshatin olimpik, parakalimihistorik në ceremoninë hapëse, medalja, deklarata, reagimi i mediave të huajanë të cilat u bë kryelajm i ditës dhe shumçka tjetër”, u shpreh në pika tëshkurtëra, Haxhijaj, derisa të pranishmit patën rastin ta shihnin librin edhenë ekran.Ky është libri i parë dhe i vetëm i promovuar për ekipin olimpik tëKosovës që mori pjesë në “RIO 2016”.

 

Kelmendi: 7gushti, ditë historike

Radha përt’u ngjitur në skenë i erdhi heroinës tonë, Majlinda Kelmendi, e cila 7 gushtine quajti ditë historike.“7 gushti do të jetë ditë historike për Kosovën,pavarësisht sa kohë do të kalojë. Më gëzon shumë fakti që protagoniste e kësajdate jam unë, sepse nuk do të më vinte mirë po të ishte dikush tjetër në vendtimin për ta fituar medaljen e parë. Kënaqësia edhe më e madhe është që kjomedalje është e artë”, tha Majlinda, duke mos harruar të falënderoj DritonKukën, kretarin e FXHK-s, Agron Kukën, shokët e klubit Ippon etj.E pyetur secila datë do të jetë më e veqantë për të: 7 gushti apo 9 maji i ditëlindjes sësaj, ajo zgjodhi të parën për të cilën tha se do të jetë datë më e veqantë,pasi ditëlindjes nuk i kushton aq shumë rëndësi.

 

Kuka:Kelmendi si Messi

TrajneriDriton Kuka, krahasoi Majlindën me Lionel Messin, të cilin e kishte marrëshembull në vitin 2012.“Në intervistën pas Londrës (LO 2012) kam thënë seMajlinda është si Messi. Edhe ai e ka humb një penallti atëkohë dhe për këtëkam thënë se është si Messi, që ka bërë një gabim. Kjo u vërtetua më pas, kugjatë periudhës 2012-2016 i ka fituar gjithë titujt e mundshëm. Faleminderitprej saj që më ka vlerësuar që jam krahu i djathtë për të”, tha ndër të tjera,Kuka.Organizatorët kishin përgatitur një befasi për të, duke ia sjell këmishëntë cilën e vesh sa herë që Majlinda përballet në finalet e mëdha, për të cilëntha se e ka bestytni dhe e cila i ka sjell shumë fat. “Ndoshta një ditë do tavendosi në muze ose tek Komiteti Olimpik”.

Kuka dheKelmendi pranuan edhe dhuratat si pulla postare, fotoja gjigante e punuar edhenë format më të vogël, të cilat iu dorëzuan nga nënkrzetari i parë i KOK-ut,z.Memli Krasniqi, Shqipe Zogiani (anëtare e Bordit) dhe z.Shasivar Haxhijaj.

Mysafirëtherë pas herë u përkujdesen edhe me vallen moderne të grupit Art Dizajn, tëudhëhequr nga Jeton Vorfi, të cilët krejt në fund befasuan Majlindën dheDritonin, duke i sfiduar ata edhe në valle, e cila u përcoll me duartrokitjedhe ovacione të shumta. 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0