Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova mori pjesë për herë të parë në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj

08.09.2017 10:01:37

Kosova mori pjesë për herë të parë në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, që u mbajt në Erzurum të Turqisë, nga data 12-17 shkurt 2017.

Kosova u përfaqësua me pesë sportistë në dy sporte të ndryshme, skijim alpik dhe snowboard.
Në skijim alpik, Arbi Pupovci doli i 29-ti në sllallom (me kohë 2:17.07, +36.30 pas dy lëshimeve), kurse në sllallom të madh i 37-ti (2:36.49, +26.43). Vernor Gjurkaj në sllallom doli i 30-ti (2:48.93, +1:08.16), ndërsa në sllallom të madh i 38-ti (2:51.25, +41.19). Adea Haxhidauti në sllallom nuk arriti ta përfundojë garën, kurse në sllallom të madh doli e 51-ta (3:36.05, +1:23.43).
Lyra Hoxhaj në sllallom nuk arriti ta përfundojë garën, kurse në sllallom të madh doli e 50-ta (3:06.38,
+53.76).
Garuesja e vetme në snowboard, Grenita Grazhda, u diskualifikua.

 

 

 

 

 

 

 

Lista e delegacionit të Kosovës që mori pjesë në Erzurum:
Jeton Rudari, shef i misionit
Muhamet Dresha, zyrtar
Kushtrim Deva, trajner i skijimit alpik
Ernest Sefaj, trajner i skijimit alpik
Renato Laci, trajner snoëboard
Adea Haxhidauti, skijim alpik
Lyra Hoxha, skijim alpik
Arbi Pupovci, skijim alpik
Vernor Gjurkaj, skijim alpik
Grenita Grazhda, snowboard
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0