Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Majlinda Kelmendi: Suksesi im është i Kosovës

08.09.2017 12:58:15

Majlinda Kelmendi në pritjen madhështore që iu bë ka thënë se ka arritur të fitojë këtë medalje që për shumë shtete është vetëm ëndërr.Kampionia olimpike është parë shumë e lumtur pas triumfit historik në Rio 2016. Ajo në konferencën për media në aeroportin ‘Adem Jashari’, falënderoj të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil vetëm për të fituar medaljen e artë.

Kjo është intervista e plotë e Majlindës
“Nuk po di nga t’ia fillojë. Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk kanë me i pas”.
“Periudha më e vështirë ka qenë viti 2015 kur kam pasur lëndime me gjurin shpinën dhe shumë gjera tjera. Kam menduar se nuk do të kthehen asnjëherë në top formë. Ajo ishte periudha më e vështirë jo vetëm psiqikisht, por edhe mentalisht. Por, fatmirësisht jam rikthyer në më të mirën time ku këtë vit jam bërë edhe kampione e Evropës”.
“Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi. Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve”, u shpreh Majlinda.
Kryeministri Mustafa, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, ka thënë se medalja e artë e Majlindës është dhuratë për shtetin e kosovës dhe për kombin.
“Kemi kënaqësinë që ta presim sot sportisten Majlinda Kelmendi që arriti një sukses të jashtëzakonshëm, falë një pune të palodhshme të saj dhe të trajnerit të saj, të një vetmohimi e të një sakrifice që ajo e ka bërë për të arritur deri te ky sukses”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.
“Me këtë sukses, Majlinda Kelmendi i ka bërë një dhuratë shumë të madhe shtetit dhe kombit, sepse të gjithë shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Kelmendit”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Majlinda Kelmendi u prit në Prishtinë si heroinë, nga mijëra tifozë e qytetarë të Kosovës, të cilët ajo i bëri krenarë.
Një autobus i hapur, i destinuar për kampionen botërore e olimpike, Majlinda Kelmendin, dhe për ekipin olimpik të Kosovës, defiloi rrugës prej Aeroportit deri në Prishtinë dhe në bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Mijëra qytetarë moshash të ndryshme duartrikitnin dhe thërrisnin e brohoritnin emrin e Majlindës.
Në këtë mënyrë ata i shprehën mirënjohje kampiones që e lartësoi emrin dhe flamurin e shtetit të Kosovës.
Një numër i madh i medieve ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të madhe paraqitjes së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0