Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Rezultatet e sportistëve tanë në LO “RIO 2016”

08.09.2017 10:27:06

Majlinda Kelmendi – fitoi medaljen e artë në kategorinë -53 kilogram të xhudos. Për ta ngritur të artën, u desh ta mposhtë zviceranen Evelyne Tschopp (në 1/8 e finales), Christianne Legentil nga Mauritius (në çerekfinale), japonezen, Misato Nakamura (në gjysmëfinale) dhe Odette Giuffridan (në finale)
Nora Gjakova – u eliminua në luftën e dytë nga rumunia, Corina Caprioriu, në kategorinë deri 57 kilogram të xhudos. Ajo në luftën e parë mposhti kolumbianen, Zadinnis Amaris me ippon. Nora garoi e lënduar.
Urata Rama – shenjëtarja garoi e para në RIO. Ajo u eliminua në rrethin e parë, duke përfunduar garën me 402.3 pikë, pas katër serive me nga 10 gjuajtje. Nga 51 garuese, përfundoi e 48-ta.
Lum Zhaveli – notari ynë garoi në 50 m stil i lirë. Koha e tij ishte 24.53, duke përfunduar në vendin e parafundit (7), në baterinë e tij.
Rita Zeqiri – notarja e mbylli në vendin e fundit garën e saj në 100 metra shpinë. Ajo u rendit e treta nga tri garuese në baterinë e saj. Garën e mbylli me kohë 1:12.31 sekonda.
Qëndrim Guri – çiklisti nuk arriti të përfundojë garën prej 237.5 kilometrash.
Musa Hajdari – atleti vrapoi në disiplinën 800 metra. Koha e tij ishte 1:48.41 sekonda, duke përfunduar në pozitën e fundit në baterinë e tijj.
Vijona Kryeziu – atletja jonë garoi e fundit në Rio. Ajo e mbylli garën e 400 metrave vrapim me kohë 54.30 sekonda, duke zënë vendin e fundit në baterinë e saj, pa mundur të kalojë tutje.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0