Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Laureatët 2017: Majlinda Kelmendi e Herolind Nishevci, sërish më të mirët e vitit

14.03.2018 21:42:37

Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë vlerësuar për herë të dytë sportistët më të mirë të vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës. KOK-u organizoi për herë të dytë Gala Mbrëmjen e shpalljes së laureatëve 2017, e cila këtë herë u mbajt në Restaurant Golden Imperial të Prishtinës.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në fjalën e rastit tha se edhe këtë herë, KOK-u po e organizon këtë ceremoni në vigjilje të 17 shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku ky 10-vjetor e gjen sportin e Kosovës plotësisht të pavarur.
Ndër mysafirë të shumtë ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, Ismet Beqiri (LDK), Islam Pacolli (AKR) dhe Yll Rugova, drejtor i Departamentit të Sportit në Komunën e Prishtinës. “KOK gjatë këtyre viteve me punën angazhimin dhe përkushtimin ka dhënë shembull se si duhet shtyer proceset përpara dhe se si duhet të jetë zë i sportit. Edhe sot është një shembull se si KOK-u po e kryen detyrën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ministri Gashi.
Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, u shpall sportistja e vitit 2017, për shkak të medaljes së artë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Varshavë të Polonisë.  “Asnjëherë nuk kemi marrë çmime kaq të mira nga KOK-u iu lumëshin duart. Iu kemi lodh me trajnerin tonë, por pa Tonin do të ishim pas medajle të artë olimpike dhe pa medalje tjera që ia kemi sjell Kosovës, faleminderit edhe kryetarit Agron Kuka”, u shpreh Kelmendi.
Ndërkohë, suksesi më i madh i karateistit, Herolind Nishevci ishte vendi i pestë në Kampionatin Evropian. “Është kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu, para gjithë këtyre njerëzve. Patjetër që dua të falënderoj njeriun që është gjithmonë pranë meje Shqipe Zogianin. Çmimin ua dedikoj tre vëllezërve të mijë që janë arsyeja pse jam sonte këtu”, tha Nishevci.
Trajneri i Majlindës dhe xhudistëve tjerë, Driton Kuka, po ashtu për herë të dytë mori çmimin e “Trajnerit të Vitit 2017”, për shkak të medaljes së artë të Kelmendit dhe të bronztës së Nora Gjakovës, të fituar në Kampionatin e njëjtë. Nuk i munguan as sukseset me garuesit tjerë gjatë 2017-ës. “Ky çmim shkon për kategorinë që kanë vuajtur shumë, për sportistët, djersa e të cilëve do të shpaguhet pas kategorizimit të sportistëve”, tha Kuka.
Edhe këtë herë, KOK-u shpalli Kombëtaren më të mirë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave. Tek meshkujt, ky epitet shkoi për Kombëtaren e basketbollit që kaloi grupin parakualifikues, duke mundur Maqedoninë e Estoninë, kurse tek femrat i njëjti çmim shkoi për Kombëtaren e hendbollit. Edhe vashat tona kaloi grupin parakualifikues, duke u renditur në vendin e parë.
“Çmimi Special” vazhdon të jetë i veçantë dhe këtë herë ai shkoi për xhudisten, Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Varshavës dhe të artën në Grand Prix të Hagës.
Ndërkohë, këtë herë juria profesionale zgjodhi tri “Shpresa Olimpike 2017”, dy tek femrat dhe një tek meshkujt. Në konkurrencën e meshkujve ky çmim shkoi për Shpat Zekën, medalist i bronztë në Evropianin e kadetëve. Të njëjtin sukses e pati edhe Laura Fazliu në konkurrencën e femrave e cila u shpall “Shpresë Olimpike”, sikurse boksierja Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për të reja.
Juria profesionale përbëhej nga doajenët e sportit, Ferit Zekolli, kryesues e Mehmet Bogujevci, Shqipe Bajçinca – Brestovci, anëtare e BE të KOK-ut, dhe gazetarët Arsim Maxhera e Qëndresa Krelani.
Krahas shpërblimeve të trofeut në formë “Vrapueses Ilire” të bërë nga skulptori i mirënjohur, Luan Mulliqi, KOK-u ndau edhe shpërblime financiare për të dalluarit.
 

LAUREATËT 2017

SPORTISTJA E VITIT

MAJLINDA KELMENDI, xhudiste

SPORTISTI I VITIT
HEROLIND NISHEVCI, karateist

TRAJNERI I VITIT
DRITON KUKA, trajner i xhudos

KOMBËTARJA E VITIT (M)
Basketbolli, seniorët

KOMBËTARJA E VITIT (F)
Hendbolli, seniorët

SHPRESA E VITIT (M)
Shpat Zeka, xhudist

SHPRESA E VITIT(F)
LAURA FAZLIU, xhudiste dhe DONJETA SADIKU, boksiere

ÇMIMI SPECIAL:
NORA GJAKOVA, xhudiste

 

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0