Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci, laureatët e vitit 2016 nga KOK-u

28.08.2017 15:49:16

Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të parë ka organizuar ceremoninë e zgjedhjes së laureatëve të vitit 2016. Dy çmimet kryesore shkuan për medalisten e artë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, xhudisten Majlinda Kelmendi, dhe fituesin e medaljes së bronztë në kampionatin botëror të karatesë, Herolind Nishevci.
Kelmendi u shpreh falënderuese për shpërblimin dhe organizimin e bërë nga KOK-u. “Faleminderit KOK-ut që ka organizuar këtë ceremoni, kjo tregon se kemi pasur çfarë të festojmë, medaljen e artë… Faleminderit edhe kryeministrit Isa Mustafa. Dua të falënderojë trajnerin tim Driton Kuka, pa të cilin nuk do të isha këtu ku jam dhe ajo që jam. Zoti e bekoftë Driton Kukën”, tha ndër të tjera heroina jonë, Majlinda Kelmendi, e cila u përcoll me duartrokitje të shumta.
Ajo pranoi çmimin nga presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani dhe kryeministri i Kosovës, z.Isa Mustafa. “Në vitin 2016 kam pasur suksese, por në 2017 synoj të arrijë edhe suksese tjera”, u shpreh Nishevci, që çmimin ia ndau kryeministri Mustafa.
Me një fjalë rasti të pranishmëve në fillim të ceremonisë iu drejtua presidenti Besim Hasani, që përgëzoi gjithë sportistët që bënë vendin tonë krenarë.
KOK-u ndau edhe shumë shpërblime tjera. Trajneri i xhudos, Driton Kuka u shpërblye me çmimin e trajnerit më të mirë. “Faleminderit KOK-ut për një organizim kaq të bukur më keni befasuar. 2016 me shumë medalje, suksese, kam punuar shumë, kam ëndërruar shumë që një ditë të fitojmë medaljen e artë”, tha Kuka.
Me çmime speciale u nderuan kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, dhe Shqipe Zogiani, trajnere e Përfaqësueses së Kosovës në karate.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve fitoi çmimin e më të suksesshmës gjatë vitit që lamë pas, kurse i njëjti shpërblim, por në konkurrencën e femrave shkoi për Kosovën U-18 në volejboll për femra.
Karateisti, Orges Arifi, u nderua me çmimin e sportistit më të mirë të ri, kurse çmimi sportistja më e mirë iu takoi xhudistes Distria Krasniqi dhe boksieres, Donjeta Sadiku.
Manifestimi u mbajt në Hotel Emerald në Prishtinë, në prani të shumë mysafirëve nga arena e sportit . Ceremonia nisi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Më pas për mysafirët u lëshua një reportazh për vitin 2016, ku në theks të vacant ishte debutimi i Kosovës në LO “RIO 2016” dhe medalja e parë e artë që iu soll vendit tonë nga Majlinda Kelmendi.
Nuk munguan edhe ngjarjet tjera të organizuara nga KOK, dhe ardhja e shumë mysafirëve të lartë që vizituan vendin tonë. Pas ceremonisë u shtrua darkë për të pranishmit. E gjithë ngjarja u transmetua direkt në Radio Televizionin e Kosovës.
Për fund, ju kujtojmë se juria përbëhej nga: Ish-sportistë, sportistë, gazetarë e moderator si: Mehmet Bogujevci, Ferid Zekolli, Shqipe Bajqinca, Genta Cana, Edmond Thaçi.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0