Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Roli dhe Misioni i KOK-ut

24.08.2017 15:43:23

Misioni i KOK-ut është të zhvillojë, promovojë dhe të mbrojë Lëvizjen Olimpike në Kosovë, në pajtueshmëri me Kartën Olimpike.
Roli i KOK-ut është:
- Të promovojë parimet fundamentale dhe vlerat e olimpizmit në Kosovë, në veçanti në fushën e sportit dhe edukimit, duke promovuar programe edukative olimpike në të gjitha nivelet e shkollimit në instituconet dhe universitetet sportive dhe të edukimit fizik, si dhe duke inkurajuar krijimin e institucioneve të orientuara në edukimin olimpik, siç janë: Akademia Olimpike Kombëtare, Muzeu Olimpik dhe në programet tjera duke përfshirë ato kulturore e që ndërlidhen me Lëvizjen Olimpike.
- Të siguroj mbikëqyrjen e Kartës Olimpike në Kosovë.
Të inkurajoj zhvillimin e sportit të performansës së lartë, si dhe sportin për të gjithë në Kosovë
- Të ndihmoj në trajnimin e administratorëve të sportit
- Të ndërmerr veprime kundër çdo forme të diskriminimit dhe të dhunës në sport
- Të miratoj dhe zbatoj Kodin Botëror të Anti-Dopingut, duke siguruar se politikat dhe rregullat e KOK-ut për Anti-Doping të anëtarëve dhe/ose kërkesat për fonde, si dhe procedurat e menaxhimit të rezultateve janë në pajtim me Kodin Botëror për Anti-Doping dhe respektojnë të gjitha rolet dhe përgjegjësitë për Komtitetet Olimpike Kombëtare që janë të listuara brenda Kodit Botëror për Anti-Doping.
- Të inkurajoj dhe të mbështesë masat lidhur me kujdesin mjekësor dhe shëndetin e sportistëve.
- Me qëllim të plotësimit të misionit të tij, KOK-u mund të bashkëpunojë me organet qeveritare dhe të punojë në zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve harmonike dhe të dobishme me organet qeveritare, me mirëkuptim reciprok dhe në respektim të juridiksionit dhe të përgjegjësisë së çdo entiteti. Megjithatë, KOK-u nuk do të shoqëroj vetën me asnjë aktivitet që do të ishte në kontradiktë me Kartën Olimpike. KOK-u, po ashtu mund të bashkëpunoj me organizata jo-qeveritare.
KOK-u ruan autonominë e tij dhe mundohet t’i rezistojë të gjitha presioneve të çdo lloji, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar vetëm në presionet politike, ligjore, religjioze ose ekonomike që mund ta parandalojnë nga përshtatja me Kartën Olimpike.
KOK-u mund të asistoj federatat sportive kombëtare ose asociacionet, të zhvillojnë dhe promovojnë sportin e tyre, si dhe sportistët në Kosovë, në kuadër të kornizës së Kartës Olimpike dhe rregullave të aplikueshme të Federatave Sportive Ndërkombëtare përkatëse.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0