Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

U çertifikuan 15 trajnerë të boksit

25.08.2017 16:23:36

15 trajnerë të boksit janë çertifikuar të enjten ngaKomiteti Olimpik i Kosovës në trajnimin për trajnerë të boksit të mbajtur nëHotel Sirius në Prishtinë.

Trajnimi u mbajt për shtatë ditë, derisa u organizua ngaKomiteti Olimpik i Kosovës, me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të KomitetitOlimpik Ndërkombëtar.

Ligjërues ndërkombëtar ishte eksperti nga Bullgaria,z.Mihail Takov, i cili u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen dhe paraqitjen etrajnerëve në trajnim, derisa Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), imbetet për të çertifikuar trajnerët me një “Ylli”.

“Trajneri është baba dhe nëna për ta bërë një boksier,prandaj ky kurs është mbajtur në mënyrë që trajnerët të mësojnë më shumë dheatë t’ua transmetojnë boksierëve të tyre”, tha Takov.

z.Mehmet Bodujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës sëBoksit të Kosovës, u shpreh i lumtur me organizimin e dytë të kursit. I pariishte mbajtur vitin e kaluar, por me trajnerë tjerë. “Këtë vit patëm 15pjesëmarrës dhe tani presim se sa do të çertifikohen nga AIBA për një yll”, thandër të tjera ai.

Trajnerët u ndanë të kënaqur me atë që mësuan gjatë këtyreditëve.

Deri në fund të vitit, KOK-u do të organizojë edhe 10trajnime tjera për federata të ndryshme, kurse në radhë është Federata eVolejbollit e Kosovës, për të cilët trajnimi fillon të hënën (21 gusht 2017).

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0