Media sponsor

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Trajnerët e notit përfunduan me sukses nivelin e dytë të kursit teknik për trajnerë

19.08.2018 21:00:58

Dhjetëra trajnerë të notit kanë përfunduar me sukses nivelin e dytë të kursit teknik për trajnerë, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Pas ligjëratave teorike dhe praktike të mbajtura për disa ditë, trajnerët të dielën iu nënshtruan testit para ekspertit ndërkombëtar të FINA-s, Gerhard Nottelman, i cili njëherit ishte ligjërues.
I pranishëm në ndarjen e certifikatave, ceremoni kjo që u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, i cili uroi trajnerët për përfundimin e kursit, derisa falënderoi ekspertin Nottelman për sjelljen e dijes dhe përvojës së tij në Kosovë.
Ky ishte kursi i dhjetë i organizuar.
KOK, bazuar në planin strategjik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të vazhdojë organizimin e kurseve edhe për federatat tjera.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0