Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbyllet me sukses seria e 24 kurseve për administratorë të sportit – sot u çertifikua basketbolli

24.12.2017 21:29:17

Ka përfunduar seria prej 14 kurseve bazike përadministratorë të sportit, të organizuara gjatë këtij viti nga Komiteti Olimpiki Kosovës, në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit OlimpikNdërkombëtar.

Pas tri ditësh ligjëratash, sot u çertifikuanadministratorët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pjesëmarrës ishinedhe administratorët e klubeve të kësaj federate.

Ligjërues ishin: z.Besim Hasani, drejtor i programit përkurse/SO-KON, z. Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, znj.Elda Gjoka,drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse të ftuar ishin edhe: znj. ShqipeBajçinca Brestovci, Dr. e Shkencave të Kulturës Fizike dhe Sportit, si dhe z.Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.

Presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani, vlerësoi lartëorganizimin e këtyre kurseve, si dhe pjesëmarrjen dhe ngritjen e kapacitetevetë administratorëve, derisa paralajmëroi kurse tjera edhe në vitin 2018.

Vijues i ligjëratave ishte edhe ish-basketbollisti imirënjohur, Naim Hajrizi, tani zyrtar i KB Trepça. Atij i kishte bërëpërshtypje plani strategjik, të cilin tha se duhet ta aplikojnë edhe në klube.

Kurset u mbajtën në Hotel Sirius në Prishtinë, të cilët janësponsorë të KOK-ut.

Të premten, trajnerët e Federatës së Basketbollit tëKosovës, u çertifikuan në kursin për trajnerë – niveli i dytë, i cili uorganizua po ashtu nga KOK-u.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0