Media sponsor

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Me kursin bazik për administratorët e taekwondosë, u mbyll maratona e aktiviteteve të KOK-ut për vitin 2018

30.12.2018 23:03:44

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbyllur sot maratonën e aktiviteteve për vitin 2018.
Këtë fundjavë u mbajt kursi bazik për administratorët e sportit të Federatës së Taekwondosë së Kosovës, të cilët iu përgjigjën masivisht ftesës së KOK-ut për të vijuar këtë kurs.
Pas dy ditësh ligjërata të mbajtura në Hotel Sirius në Prishtinë, drejtuesit më të lartë të federatës, si: kryetari Gani Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Enis Qafleshi, trajnerë, zyrtarë klubesh e taekwondistë, morën certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ata mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, dhe gjerësisht u fol për ciklin që mbyllet në vitin 2024, si shtrirje kohore e planit strategjik të Federatës së Taekwondosë së Kosovës, derisa u shprehën falënderues për organizimin e kursit.
Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licensuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.
Ligjërues i ftuar ishte dhe Arbër Shehu M.D. i cili referoi mbi rëndësinë e nutricionit në performancën sportive. Aktualisht po kryen Masterin për Shkencën e Shëndetit dhe Nutricionit, falë një burse të fituar me meritë në SHBA, në Universitetin \"James Medison\".
Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme, kurse ky kurs ishte i pesti për vitin 2018.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0