Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Specialistët më eminentë të vendit, ligjëruan në Konferencën e parë Mjekësore: “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”

23.08.2017 11:52:54

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut të martën (9 maj 2017) u mbajt Konferenca e Parë Mjekësore me temën “Lëndimet sportive – perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”. Konferenca kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për sëmundjet dhe lëndimet që mund të vijnë gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive, në mënyrë që të evidentohet sa më shumë ky rrezik.
Në konferencë ligjëruan specialistët/doktorët më të mirë në Kosovë, si: Cenë Bytyqi, Bujar Shabani, Sabit Sllamniku, Dafina Shabani, Nderim Salihaj, Amir Veseli, Dukagjin Spanca, Bujar Turjaka, Gëzim Murseli, Lavdim Berisha, Agron Mahmuti, Qerim Kida, etj.
Konferencën e hapi kryetari i Komisionit Mjekësor, Avni Nuha, që i uroi mirëseardhje të pranishmëve të shumtë. Konferenca u mbajtë në Hotel Sirius në Prishtinë.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se pas 22 vitesh izolim, kjo konferencë është e mirëseardhur, dhe të cilën synojnë ta bëjnë edhe në nivel rajonal e ndërkombëtar. Sipas tij, qëllimi i këtyre ligjëtarave është mbrojtja e sportistëve nga lëndimet.

Ligjëruan specialistët më eminentë të vendit
 
Më pas ishte radha e ligjëruesëve. Ortopedi, Cenë Bytyqi ligjëroi me temën: “Lëndimet sportive te fëmijët”, e që sipas tij, lëndimet ndodhin më së shumti në fëmijërinë e hershme, pasi fëmijët kanë një përfshirje të madhe në aktivitetet sportive. Kolegu i tij në pjesën e ortopedisë, Dr.Bujar Shabani, ligjëroi: “Anatominë kirurgjike të gjurit”, përmes së cilës shfaqi problemet e shumta që mund të ndodhin, veçanërisht me meniskun.
Dr. Sabit Sllamniku, shpjegoi temën: “Etiologjia dhe vlerësimi i dhimbjes së gjurit”, që sipas tij, kjo dhimbje më së shumti është e pranishme tek vajzat dhe ata që ushtrojnë shumë. I njëjti ligjëroi edhe për “Lëndimet e krahut: diagnostifikimi dhe menaxhimi”.
Doktoresha Dafina Shabani ligjëroi: “Evaluimin e lëndimeve sportive të gjurit”, kurse Dr. Nderim Salihaj, ligjëroi me temën: “Lëndimet sportive të nyjës talokrurale”.
Dr. Amir Veseli sqaroi temën: “Lëndimet sportive të ACL te adoleshentët dhe fëmijët”, kurse homologu i tij, Dr.Dukagjin Spanca, foli për “Lëndimet e kokës gjatë aktiviteteve sportive”. “Instabiliteti patelofemoral dhe teknikat e trajtimit kirurgjik”, u shpjeguan nga Dr. Agron Mahmuti, derisa Profesori Bujar Turjaka, tregoi mënyrën se si mund t’i shpëtohet më lehtë lëndimeve, duke ligjëruar për “Përgatitja kondicionale në funksion të parandalimit të lëndimeve te fëmijët”.
Për gjurin si problematikun më të madh të lëndimeve, foli edhe Dr. Qerim Kida, me temën: “Lezionet e fshehta që kompromitojnë stabilitetin e gjurit pas rekonstrukcionit të ACL”.
Dr. Lavdim Berisha sqaroi “Teknikën Brostroom tek instabiliteti talokrural”, derisa Dr. Gëzim Murseli foli për “Protokolet administrative, mjekësore dhe klinike në Ortopedi dhe Traumatologji”. Edhe të pranishmit e shumtë e konsideruan të nevojshme mbajtjen e një Konference të tillë.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0