Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Me shumë aktivitete u shënua Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqë

06.04.2018 15:53:50

 Mes shumë aktiviteteve të organizuara nga KomitetiOlimpik i Kosovës në bashkëpunim me Play International Kosova dhe UNDP u shënuaDita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqë, e cila u mbajt në pllatonëe Hotel Grand në Prishtinë.

Përkundër të reshurave të shiut, Shkollat e FutbollitFlamurtari, Rilindja, Klubi i Boksit Gollaku, dhe fëmijë tjerë praktikuansportet e futbollit, gjuajtje me pistoletë laserike, frizbi, ngjyrosje, etj. 

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, BesimHasani, foli para të pranishmëve për qëllimin e shënimit të kësaj dite.

“Sot është një ditë e madhe, e cila nga Organizata eKombeve të Bashkuara është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Sportit përzhvillim dhe Paqë, të cilën e ka mbështetur fuqishëm edhe Komiteti OlimpikNdërkombëtar. Ky është edicioni i tretë, ku nëpërmjet fëmijëve e festojmë këtëditë, me aktivitete të cilat mund të organizohen në tërë Kosovën”, thapresidenti Hasani, duke falënderuar edhe kryetaren e Komisionit për organizimine këtij aktiviteti, Vjollca Krasniqi. 

Të pranishmit i përshëndeti edhe Brandao Co, shef iUNICEF-it dhe Kadrije Krasniqi nga Play International, të cilët falënderuanKOK-un për bashkëpunimin e frytshëm të krijuar ndër vite.

I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës sëPrishtinës,Selim Pacolli, i cili tha se Komuna e Prishtinës është duke punuarmjaft shumë në promovimin e sporteve dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive nëterritorine saj, ku sipas tij, të rinjtë, sporti dhe kultura janë promovuesitmë të mirë të paqes në botë. 

Pjesëmarrësit më pas bënë foto me letër të bardhë, që simbolizonmesazhin e dërgimit të paqes përmes sportit. Kjo ishte hera e treta që KOK-ushënon Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqë.

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0