Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Përfundoi me sukses aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe

05.09.2017 12:45:27

Ka përfunduar me sukses aktiviteti për Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

Të pranishëm ishin Departamenti i Sportit, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, mësimdhënës, drejtorë të shkollave, mediat elektronike dhe të shkruara, prindër, përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe qytetarë të rastit.
Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e komisionit znj. Shqipe Zogiani, e cila ju dëshiroi mirëseardhje dhe falënderime për bashkëpunim të shkëlqyer në emër të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani, ndërsa hapjen zyrtare e bëri drejtori i Departamentit të Sportit Z. Ibër Alaj.
Dita e paqës dhe zhvillimit ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme. Fillimisht u hap ekspozita me punimet e nxënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemajli”, ku kishin shprehur njohuritë dhe talentin e tyre për sport nëpërmjet punimeve.
Komisioni i vlerësoi dhe i zgjodhën tri punimet më të mira (fituesit u shpërblyen me mjete materiale)! Gjithashtu u bë edhe promovimi i sporteve të reja, gjuajtja me pistoletë laserike nga Federata e Pentatlonit Modern.
Në këtë garë, morën pjesë nga gjashtë nxënës të shkollave fillore të lindur në vitin 2008 vitit të Pavarësisë së Kosovës. Gara u zhvillua nën udhëheqjen e z. Jahë Sahiti dhe z. Gazmend Maxhuni.


Shkollat fituese:
1. Meto Bajraktari
2. Gjergj Fishta
3. Naim Frashëri
 
Fituesit u shpërblyen me çertifikata dhe medalje, ndërsa për shkollat fituese u ndanë kupa.
Edhe loja me frizbi ishte pjesë e aktivitetit, pasi që u zbavitën fëmijët, me ç’rast KOK-u ndau edhe frizbi për ta. Për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë certifikata.
Komiteti Olimpik i Kosovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që kontribuan në mënyra të ndryshme: Departamentin e Sportit, shkollat fillore të Komunës së Prishtinës, Komunën e Prishtinës, mediat elektronike dhe të shkruara, Federatën e Pentatllonit Modern, pjesëmarrësit dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0