Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mediat e huaja: KOK-u shënoi Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit

25.08.2017 10:15:42

Uebfaqja e njohur ndërkombëtare, “Insidethegames.biz”, ka pasqyruar shënimin e Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK-u me aktivitete të shumta shënoi 5 qershorin, ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit. “Mbi 150 fëmijë morën pjesë në ngjarjen e organizuar në kryeqytetin e Prishtinës, më 5 qershor.
Aktivitetet pëfshinë sportet e karlingut, pikados, futbollit, kërcimeve dhe ping pongut”, shkruan sajti në fjalë. Sipas tyre, karlingu ishte sporti që joshi më së shumti fëmijët.
“Karlingu u konsiderua sporti më i panjohur për fëmijët që morën pjesë në shënimin e kësaj dite. Për t’u njohur më mirë me këtë sport, KOK-u solli ekspertin, Peter Andersen, që kishte ardhur nga Kanada”, shkruan “insidethegames.biz”.
KOK-u, krahas aktiviteteve sportive, tregoi angazhimin e tyre edhe ndaj mjedisit, duke mbjellë një pemë në sheshin “Skënderbeu”. Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, bashkë me fëmijët mbollën “Pemën Olimpike”.
Ai tha se kjo pemë do të rritet bashkë me fëmijët, vijon më tutje shkrimi i ueb-faqes së njohur ndërkombëtare. Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, bashkë me fëmijët e pranishëm pastruan edhe sheshin “Nëna Terezë”, si pjesë e planit të kësaj ngjarje.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0