Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Aktivitete të shumta u organizuan për Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, u mboll edhe pema olimpike

24.08.2017 14:54:41

Në një organizim të shkëlqyer nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe përkrahur nga Solidariteti Olimpik, si dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, të hënën u shënua 5 Qershori, Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit. Rreth 160 fëmijë morën pjesë, duke performuar në sporte të ndryshme të organizuara në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Fëmijët që vinin nga Shkollat Fillore: “Gjergj Fishta”, “Iliria”, “Naim Frashëri” dhe “British School of Kosova”, sfiduan veten në pistoletë laserike, karling, kërcim me litar, kërcim se gjati, futboll dhe pingpong.
Hapjen e bëri presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës, z.Besim Hasani, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe foli për Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, si dhe dërgoi mesazhin për zhvillimin e aktiviteteve sportive në ambiente të pastra.
Të pranishmit nga KK i Prishtinës i përshëndeti Besart Vllahinja, i cili tha se nuk ka ngjarje më të mirë se sa 5 qershori, Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit. Aktivitetet filluan me performancën e shkëlqyer të vallës së Shoqërisë Kulturo Artistike "Prishtina".
Më pas fëmijët u sfiduan duke praktikuar sportet e lartëpërmendura. Ajo që ra në sy, e që joshi më shumë ishte sporti i Karlingut, pak i njohur në vendin tonë, si dhe gjuajtjet me pistoletë llaserike.
Në karling fëmijët i stërviti eksperti i këtij sporti, i ardhur nga Kanada, Peter Andersen. Pas performimeve ishte radha për pastrim të sheshit, ku fëmijëve ju prinin presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, z.Shasivar Haxhijaj, dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, z.Ibër Alaj, si dhe znj.Besire Domanike, kryetare e Komisionit “Sporti dhe Ambienti”.
“Pushtimi” i sheshit nga fëmijët e shumtë, nga Teatri deri tek sheshi “Zahir Pajaziti” zgjoi kurreshtjen e madhe të të pranishmëve.
E veçanta e këtij aktiviteti këtë herë ishte mbjellja e pemës olimpike, e cila e përzgjodh dhe u mbjell nga Kompania Hortikultura pranë bustit të Skënderbeut, kurse z.Hasani, tha se ajo do të rritet bashkë me fëmijët.
KOK i është mirënjohës Kompanisë ‘Hortikultura’. Krejt në fund, për të gjithë fëmijët pjesëmarrës u ndanë mirënjohje dhe lapsa të firmës Schneider.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0