Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Java Olimpike mbyllet me aktivitete të shumta

25.08.2017 12:05:16

Mes aktiviteteve të shumta të organizuara që nga e hëna deri të enjten (22-25 maj), është përmbyllur Java Olimpike 2017 në Kosovë.Java Olimpike nisi të hënën, ku anëtarja e Bordit në KOK, Shqipe Bajçinca, mori pjesë në Akademinë e Hendbollit në Ferizaj. Aty u prit nga z.Ismet Jupa dhe z.Skënder Haziri, profesor në Falultetin e Kulturës Fizike. Kjo akademi filloi punën më 15 Mars 2017, me 250 fëmijë, të moshës 12-vjeçare, ku dominuese janë femrat.Presidenti i KOK-ut, z.Besim Hasani dhe Shqipe Bajçinca të martën vizituan edhe Fakultetin e Edukimit të Kulturës Fizike në Prishtinë, ku u pritën nga dekani, z.Musa Selimi dhe studentë të shumtë.Me këtë rast, Z.Hasani mbajti një ligjëratë teorike ku prezantoi Lëvizjen Olimpike nëpër histori, prej themelimit deri në ditët e sotme, ku KOK-u zhvillon aktivitetet e Ditës Olimpike dhe Javës Olimpike. Ai njoftoi studentët për ringjalljen e Lëvizjes Olimpike në vitin 1894, pastaj përqoi mesazhin e Lëvizjes Olimpike, ku përmendi edhe medaljen e parë të artë për Kosovën, të fituar nga Majlinda Kelmendi, në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike.
Në ditën e tretë të aktiviteteve të javës olimpike, anëtarja e KOK-ut, Shqipe Bajçinca dhe anëtari i Komisionit të Akademisë Olimpike, Gani Ibrahimi, u pritën në një ambient sportiv nga Gentiana Beqa, kampione e Evropës në Bodybuilding, ku u performua sporti i gjimnastikës sportive.  Gentiana Beqa, është edhe Kampione Evropiane në Bodybilding dhe Fitnesit.
Dhe, pas performancës praktike, studentëve ju përcoll mesazhi për ringjalljen e Lëvizjes Olimpike nga Pier de Cubertini në vitin 1894 dhe se qëllimi i festimit të Ditës Olimpike është promovimi i pjesëmarrjes së të gjithëve në sport, pavarësisht moshën, gjininë dhe aftësitë.
Studentët e Fakultetit të Edukimit fizik dhe Sportit, të përfshirë viti i parë dhe i dytë i studimeve, si dhe fëmijët e Akademisë së Sportit të Hendbollit, u informuan nga folësit se KOK-u u themelua më 27 maj 1992.
Komiteti Olimpik fton të gjithë rininë të merret me sport, ku në Kosovë praktikohen 35 sporte dhe prej tyre 22 janë në programin e Lojërave Olimpike.Java Olimpike u mbyll të enjten me aktivitetin kryesor, të mbajtur në Sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku performuan mbi 2 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Krahas vrapimit, u organizuan edhe aktivitete tjera, në bashkëpunim me organizatën “Play International Kosovo”.
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0