Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mbi dy mijë fëmijë shënuan Ditën Olimpike 2017

25.08.2017 11:03:27

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim meDrejtorinë për Arsim të Prishtinës, u shënua Dita Olimpike 2017, që mbahet përnder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare.

Në aktivitetet e organizuara në Sheshet “Skënderbeu” dhe“Zahir Pajaziti” morën pjesën mbi 2 mijë fëmijë të lindur në Vitin e Pavarësisë(2008) së Republikës së Kosovës. Ky ishte edicioni i gjashtë.

Aktiviteti kryesor u mbajt në vrapim nga Hotel Grand deritek Teatri.Në konkurrencën e femrave vendin e parë e zuri Medina Fejza ngaShkolla “7 Marsi”, i dyti vrapim 1 km, të dytin Erisa Abdullahu nga Shkolla"Nëna Terezë" dhe të tretin, Medina Bilalli nga "ZenelHajdini".

Tek meshkujt, më i shpejti ishte Flamur Bulliqi nga Shkolla"Asim Vokshi", kurse pas tij u renditën Erion Beha nga "ZenelHajdini" dhe Ideal Gashi nga “Shkolla e Gjelbërt”.

Krahas tyre, me medalje organizatorët shpërblyen të gjithëfëmijët, të cilët njëherit u konsideruan kampionë.Në aktivitet u tha se këtafëmijë do të vrapojnë tërë jetën.

Më pas, fëmijët performuan edhe në aktivitete tjera si:Karling, Frizbi, Tërheqje litari, Parkuer etj.Ngjarja e sotme ndërlidhet me 23Qershorin e vitit 1894, Ditën e themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtardhe vendimin për ringjalljen e Lojërave Olimpike Moderne.

I tërë aktiviteti u transmetua drejtëpërdrejtë në RadioTelevizionin e Kosovës (RTK) si televizion publil, derisa ngjarja u përcollëedhe me dron.Në aktivitete kontribut të çmueshëm dhanë edhe mbi 40 vullnetarë,të cilëve Komiteti Olimpik i Kosovës u është mirënjohës, sikurse arsimtarëve tëShkollave Fillore.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0