Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Mediat e huaja raportojnë për Ditën Olimpike të shënuar në Kosovë (FOTO)

25.08.2017 10:21:35

Dita Olimpike e shënuar në Kosovë më 25 maj ka zënë vendedhe në mediat e huaja. Ueb-faqja e njohur ndërkombëtare, “insidethegames.biz”,i ka kushtuar rëndësi të veçantë, duke u fokusuar kryesisht në pjesëmarrjenmasive të fëmijëve.

“Mijëra fëmijë morën pjesë në shënimin e Ditës Olimpike nëKosovë”, është titulli i sajtit në fjalë.

“Ngjarja e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës,mblodhi meshkujt dhe femrat, të cilët u bashkuan në gara dhe argëtime tëndryshme. Ngjarja u transmetua drejtëpërdrejtë në Radio Televizionin eKosovës”, raporton më tej “Insidethegame.biz”.

“Çdo pjesëmarrës mori medalje të veçantë, shumë prej tëcilave u shpërndanë personalisht nga kryetari i KOK-ut, z.Besim Hasani”.

Më tej, jepen arsyet përse Dita Olimpike në Kosovë u kremtuamë 25 maj, ku zakonisht festohet më 23 qershor.

“Kjo ditë përkonte me vendimin e ringjalljes së LojëraveOlimpike Moderne në vitin 1983 në Sorbonne të Parisit. Ngjarja (Dita Olimpike)u organizua dy vjet e gjysmë pasi Republika e Ballkanit edhe zyrtarisht u njohnga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në Sesionin e Jashtëzakonshëm tëmbajtur në Monako në dhjetor 2014. Kosova priti gjatë për të marrë pjesë në LO“RIO 2016”, ku xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinëderi 52 kilogram”, shkroi ndër të tjera, “insidethegame.biz”.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0