Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

KOK shënoi dyvjetorin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

08.09.2017 14:25:02

Komiteti Olimpik i Kosovës ka festuar dy vjetorin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sëiss Diamond, morën pjesë figurat më të larta të sportit kosovar, kryeministri Isa Mustafa, ministri për Kulturë, Rini e Sporti, Kujtim Shala, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Me ftesë të presidentit të KOK-ut, të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Boksit, Ching Kou Vu, dhe nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF) z. Ivo Goran Munivrana.
Krahas presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, me fjalë rasti folën edhe Ching Kou Vu e Marius Vizer.
KOK shpërbleu me çmimin “PIN” të gjithë garuesit kosovar që morën pjesë në Lojërat Olimpike “Rio 2016″.
Medaljes së artë në “RIO”, xhudistes Majlinda Kelmendi, iu dha shpërblimi prej 10 mijë eurove nga KOK-u, kurse trajnerit të saj, Driton Kuka, iu ndan 5 mijë Euro.
Me 1 mijë Euro u shpërblye xhudistja, Nora Gjakova, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike me normë.
Ndërsa, me nga 500 Euro u shpërblyen gjashtë sportistët tjerë: Musa Hajdari, Vijona Kryeziu, Urata Rama, Lum Zhaveli, Rita Zeqiri dhe Qëndrim Guri,
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0