Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Orari i garave të sportistëve të Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019

20.06.2019 16:30:27

Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019 mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Kosova përfaqësohet me 12 sportistë, të cilët garat do t’i nisin nesër (e premte).
E para që do të paraqitet në gara është shigjetarja, Ardita Zenullahu, e cila do të garojë në disiplinën hark olimpik (recurve). Ardita kualifikimin në finale do ta kërkojë prej orës 13:45 me kohën tonë lokale, ndërsa 14:45 me kohën lokale të Bjellorusisë.
Ceremonia hapëse do të mbahet të premten mbrëma, ndërsa të shtunën do të garojnë tri kampionet tona të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Ato garat i nisin prej orës 9:30 me kohën tonë lokale (10:30 në Bjellorusi).
Të njëjtën ditë garon edhe pingpongisti, Fatih Karabaxhaku dhe boksieri, Ardit Delijaj. Shpëtim Bajoku garon të dielën, ndërsa boksieri tjetër Patriot Behrami kaloi rrethin e parë pa luftë.
Xhudisti Akil Gjakova lufton të dielën, sikurse boksierja, Donjeta Sadiku. Xhudistja tjetër, Loriana Kuka është në gara të hënën. Garimin në Minsk nga ekipi ynë e mbyll karateisti, Alvin Karaqi, që lufton më 29 qershor.




 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0