Media sponsor

Patras 2019 - Lojërat Mesdhetare në Rërë

Hapja Gusht 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Klea Vrella dhe Elba Kokaj përfunduan garat në EYOF Sarajeva 2019

13.02.2019 16:43:05

Skitaret tona, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë përfunduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva dhe Sarajeva Lindore.2019.
Vrella e Kokaj garuan sot në sllallom të madh, në garat e mbajtura në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë.
Klea zuri vendin 71, me kohë 3:22.27 sekonda nga të dy lëshimet (1:39.50 sek. dhe 1:44.47 sek.) ndërsa Elba të 72-tin me kohë 3:24.77 sekonda nga të dy lëshimet (1:40.87 sek. dhe 1:43.90 sek.).
Në total pjesëmarrëse ishin 101 garuese, kurse 29 dolën nga shtegu ose u diskualifikuan.
Trajneri Feim Kollqaku u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skitareve, marrë parasysh kushtet e vështira që mbretërojnë në Kosovë për këtë sport.
"Duke u nisur nga vetë gara, cilësia, kushtet dhe vetë konkurrenca e madhe e garueseve, ku ishin 46 shtete, vajzat i kanë përmbushur kërkesat tona, duke e përballuar këtë shtegë të njohur të sllallomit të madh Olimpik përplotë me akull. Për këtë i përgëzoj të dy skitaret, të cilat arritën ta përfundojnë garën me një sukses solid. Falënderoj edhe trajnerin, Egzon Agani, për kontributin dhe bashkëpunimin e sinqertë qëkishim gjatë këtyre ditëvet”, tha Kollçaku.
Skitaret u shprehën të kënaqura me atë që treguan në sllallom të madh. “Jam e kënaqur me rezultatin, marrë parasysh kushtet të cilat i kemi në Kosovë. Konkurrenca ishte shumë e fortë. Mendoj se garimi në EYOF është një përvojë e mirë për ne”, deklaroi Vrella.
“Sot jam paraqitur më mirë se sa në sllallom. Jam e kënaqur me rezultatin, besoj se do të punojë në të ardhmen që të përmirësohem edhe më shumë”, theksoi Kokaj.
Të dy skitaret ishin të vetmet që përfaqësuan Kosovën në EYOF. Ato të hënën garuan edhe në sllallom, në të cilin Klea doli nga shtegu, ndërsa Elba u diskualifikua.

 

Pamje nga lëshimet e Kleas e Elbas mund t'i gjeni në këtë link: https://bit.ly/2SvZkX7
 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0