Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

HISTORIKE: Erza i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires

07.10.2018 20:48:13

Kosova shkruan me medalje historinë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Xhudistja Erza Muminoviq i ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë nga kryeqyteti i Argjentinës.
Kampionia e Evropës fitoi të bronztën me repesazh në kategorinë -44 kilogramë.
Ajo në luftën për medalje mundi ukrainasen, Anastasia Balaban me ippon, për të shpërthyer më pas në lot nga gëzimi.
Erza e nisi me humbje në çerekfinale nga indoneziania, Devi Tangjam. Më pas në repesazh mundi bullgaren, Aleksa Georgieva, si dhe Vusala Karimova të Azerbajxhanit, për të mundur në luftën për medalje ukrainasen, Balaban.
Kontribut në fitimin e medaljes dha edhe asistenti i trajnerit të mirënjohur, Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ndodhet me Erzën.
Krahas drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ministrit Kujtim Gashi, lufta kryesore e Erzës u përcoll edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer,
Komiteti Olimpik i Kosovës uron gjithë komunitetin e xhudos dhe sportdashësit në Kosovë për medaljen e fituar në LOR Buenos Aires 2018.


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0