Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova do të përfaqësohet me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018

23.08.2018 14:07:53

Ekipi Olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj (LOR), Buenos Aires 2018, të cilat mbahen prej 6-18 tetor në Argjentinë. Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka marrë konfirmimin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) për pesë sportistë të pesë sporteve të ndryshme.
Pas xhudistes Erza Muminoviq, e cila është e vetmja që ka fituar normën Olimpike Buenos Aires 2018, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe katër sportistët tjerë: Melisa Zhdrella (not), Erdonis Maliqi (boks), Muhamet Ramadani (atletikë) dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje).
Erza është kampione e Evropës për U-18, pas medaljes së artë të fituar në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, në qershor të këtij viti.
Zhdrella, Maliqi dhe Fetaovski janë ftuar nga KON-i në bazë të kriterit të univerzalitetit (komisioni tre palësh: Solidariteti Olimpik i KON-it, Federata Ndërkombëtare përkatëse dhe ANOC), kurse Ramadani është ftuar nga Federata Evropiane e Atletikës. Ai garon në hedhje të gjyles 5 kilogramë.
Bashkë me sportistët në Buenos Aires 2018 do të udhëtojnë edhe trajnerët.
Të drejtë pjesëmarrje në LOR kanë sportistë të moshës 14-18 vjeçare.
Ekipi Olimpik i Kosovës do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj, në të cilat synon të fitojë medalje.

Sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në LOR Buenos Aires 2018
Erza Muminoviq, xhudo (kategoria -44 kg)
Bleron Fetaovski, peshëngritje (kategoria -77 kg)
Erdonis Maliqi, boks (kategoria -64 kg)
Muhamet Ramadani, atletikë, (hedhje e gjyles 5 kg)
Melisha Zhdrella, not (50 m. bretkocë, 50 m. krol)

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0