Media sponsor

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Kosova mbylli garat me tri medalje të arta dhe një të argjendtë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

02.07.2018 09:35:25

Ekipi Olimpik i Kosovës përfundoi garat në Lojërat e 18-ta Mesdhetare Tarragona 2018. Kosova u kthye me katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë dhe të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos, falë edhe trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, si dhe kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, që ishte në cilësinë e trajneres.

Distria Krasniqi (-52 kilogramë), Nora (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg) fituan medaljet e arta, kurse Loriana Kuka (-78 kg) të argjendtën. Afër medaljes ishin edhe xhudistja Laura Fazliu (-63 kg), karateistja, Adelina Rama (-61 kg), si dhe boksierët, Dielli Vranoci (-69 kg) e Violant Sylejmani ((-60 kg), të cilët humbën luftërat kryesore, që ua siguronin medaljen e bronztë, sikurse peshëngritësja, Leonora Brajshori, që doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje, kategoria -53 kg. Rama, Fazliu, Vranoci e Sylejmani zunë vendet e para.
Nga sportistët tjerë, karateisti, Alvin Karaqi, shigjetari, Hazir Asllani dhe tenisti Granit Bajraliu, kaluan raundin e parë.
Nënkampioni ballkanik, Musa Hajdari, ishte i 13-ti nga 18 sosh në disiplinën 800 metra, kurse shenjëtari, Nexhat Sahiti, i 15-ti nga 21 pjesëmarrës në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra. Të tjerët përfunduan kryesisht në pozitat e fundit, sikurse në ekipore, volejbolli në rërë (femrat), pingpongu (meshkujt) dhe tenisi (meshkujt), që nuk shijuan fitoren.
Krahas 40 sportistëve dhe 13 trajnerëve, Kosova në Tarragona 2018 u paraqit edhe me katër gjyqtarët: Ardian Muhadri (karate), Latif Demolli (boks), Abedin Bahtiri (pingpong) dhe Valon Nikqi (volejboll në rërë), të cilët përfaqësuan denjësisht vendin tonë, duke ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.
I pranishëm në Tarragona 2018, për disa ditë ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i cili nga afër përkrahi sportistët dhe pa fitimin e medaljeve nga xhudistët.
Në përgjithësi, ekipi Olimpik i Kosovës debutoi suksesshëm në shtetin e Spanjës, vend ky që nuk e njeh Pavarësinë e shtetit tonë. Vendi ynë përfundoi në pozitën 14 për nga numri i medaljeve, nga 26 shtete pjesëmarrëse. Delegacioni i Kosovës arrin nesër (e hënë) pasdite në Prishtinë.

 

Për rezultatet komplete të të gjithë garuesve tanë në Tarragona 2018, KLIKO KËTU

Faqja zyrtare e Tarragona 2018, www.tarragona2018.cat

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0