Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Presidenti Hashim Thaçi vizitoi ekipin olimpik të Kosovës në Fshatin Olimpik në PyeongChang

10.02.2018 12:32:06

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar të shtunën ekipin olimpik të Kosovës, të prirë nga skitari Albin Tahiri. I shoqëruar nga këshilltari i tij, Bekim Çollaku dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, presidenti Thaçi për rreth një orë qëndroi me ekipin olimpik të Kosovës.
Presidenti u mirëprit ngrohtësisht nga delegacioni i Kosovës me në krye presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
I pari i vendit foli edhe për parakalimin historik të ekipit olimpik të Kosovës, të cilët valuan flamurin tonë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.
“Është pjesëmarrja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore. Nuk ka dhuratë më të mirë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj se sa pjesëmarrja e Albin Tahirit në këtë Olimpiadë Dimërore dhe në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të valojë flamuri i Kosovës si gjithë flamujt e kombeve tjera, andaj si president i vendit jam jashtëzakonisht krenar me këtë pjesëmarrje dhe besoj se pjesëmarrja e Albinit do të jetë inkurajim më i madh për rininë kosovare që të merret me sport”, deklaroi presidenti Thaçi. Presidenti shtoi se beson në suksesin e Albinit, ashtu siç ka besuar edhe në suksesin e Majlinda Kelmendit në LO RIO 2016.
Vizitën e presidentit Thaçi në Fshatin Olimpik dhe në ceremoninë hapëse të LOD e vlerësoi lartë edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
“Padyshim se presidenti ishte edhe në hapjen solemne edhe sot në Fshatin Olimpik dhe kjo ka rëndësi të madhe edhe për të ngritur motivin e Albin Tahitit, që do të garojë në pesë disiplina, por ka rëndësi të madhe edhe për delegacionin e Kosovës. Në LO tashmë është e njohur se nuk takohen vetëm ekipet olimpike, por edhe burrështetasit e ndryshëm, njerëz të biznesit etj”, deklaroi presidenti Hasani.
Krahas vizitës së tij, të shtunën Fshatin Olimpik, konkretisht ekipet tjera olimpike janë vizituar nga presidentët e shteteve të Japonisë, Koresë, Polonisë dhe shteteve tjera. Në ceremoninë hapëse të pranishëm ishin mbi 20 presidentë të shteteve të huaja.

 

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0