Media sponsor

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

Njihuni me Albin Tahirin, skitarin që do ta përfaqësojë Kosovën në LOD PyeongChang 2018

02.02.2018 10:29:30

Albin Tahiri është sportisti i vetëm që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.Skitari i lindur më 15 shkurt 1989 në Gradec të Sllovenisë, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse të LOD.
Ai ka fituar normën olimpike në pesë disiplina: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik.
Albini është 28 vjeçar. Babai i tij është shqiptar nga fshati Gllogovc i Lipjanit, kurse nëna e tij sllovene.
Shkollën fillore dhe të lartë e përfundoi në Ravne të Koroshkës në Slloveni, ku jeton familja e tij, kurse Albini jeton në Lubjanë.
Gjatë shkollimit ai është dalluar me suksese në fusha të ndryshme, kurse është bërë kampion kombëtar në matematikë dhe shkencë. Edhe në shkollim të lartë, ka arritur suksese në fushën e mjekësisë, kurse më 15 shtator 2017 diplomoi për dentist.
Me skijim alpik merret që nga mosha shtatë vjeçare. Klubi i tij i parë ishte Ravne e Koroskes në Slloveni.
Ai në vitin 2009 vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, pasi deri në 2009, përfaqësonte Slloveninë. Vitin e kaluar (2017), përfaqësoi Kosovën edhe në Kampionatin Botëror të Skitarisë, të mbajtur në St. Morritz të Zvicrës.


CV
Emri: Albin
Mbiemri: Tahiri
Datëlindja: 15.02.1989
Vendlindja: Gradec, Slloveni
Sporti: Skijim Alpik
Displinat: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpik.
Profesioni: Dentist

Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0