Media sponsor

Pyeong Chang 2018 - Lojërat Olimpike Dimërore

Hapja 09.02.2018 10:00

Tarragona 2018 - Lojërat Mesdhetare

Hapja 22.06.2018 20:30

Buenos Aires 2018 - Lojërat Olimpike Verore për të rinj

Hapja 06.10.2018 10:00

Sarajevo 2019 - Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të rinj

Hapja 09.02.2019 20:00

Minsk 2019 - Lojërat Evropiane

Hapja 21.06.2019 20:00

Baku 2019 - Festivali Olimpik Evropian për të rinj

Hapja 20.07.2019 20:00

San Diego 2019 - Lojërat Botërore në rërë

Hapja Tetor 2019

Lozana 2020 - Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Hapja 10.01.2020 10:00

Tokyo 2020 - Lojërat Olimpike

Hapja 24.7.2020 10:00

19 sportistët e përzgjedhur nga BE i KOK-ut për të përfituar bursa nga SO i KON-it për “Tokyo 2020”

16.08.2017 15:27:17

Në mbledhjen e mbajtur të hënën (12 qershor 2017) nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës janë përzgjedhur 19 sportistë që do të përfitojnë bursa nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Lojërat Olimpike “TOKYO 2020”.
Bazuar në kriteret e përcaktuara, të pjesëmarrjes dhe të arriturave të garuesve në Lojëra Olimpike, Kampionate Botërore, Evropiane, Ballkanike dhe ato të Kosovës, si dhe pas shumë diskutimesh, Bordi unanimisht miratoi listën prej 19 sportistëve, prej 32 sa ishin propozuar nga federatat.
Sportistët e përzgjedhur vijnë nga tetë sporte të ndryshme dhe shtatë komuna.
Solidariteti Olimpik jep bursa në vlerë 6 mijë dollarë për çdo  muaj, të cilat do të ndahen nga sportistët në bazë të rezultateve, kurse Komiteti Olimpik i Kosovës do të kontribuojë me 1100 dollarë në muaj.
Listës së përfituesve i prin heroina jonë, medalja e artë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Majlinda Kelmendi, e cila do të përfitojë nga 1 mijë dollarë për 36 muajt e ardhshëm.
Fituesja e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane, “Baku 2015” dhe pjesëmarrësja me normë në LO “RIO 2016”, xhudistja, Nora Gjakova, do të përfitojë nga 700 dollarë.
I treti në listë është karateisti, Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror për senior, të cilit do t’i takojnë 600 dollarë.
Xhudistja Distria Krasniqi dhe boksierja Donjeta Sadiku, do të përfitojnë nga 500 dollarë, për sukseset e tyre në Kampionate Botërore për junior.
Me shumën nga 350 dollarë u përzgjodhën karateistët, Orges Arifi e Alvin Karaqi, dhe xhudisti Akil Gjakova, për të arriturat e tyre në Kampionate Evropiane.
Bordi përzgjodhi edhe 11 sportistë të tjerë që kanë shënuar rezultate në Kampionate Ballkanike dhe të Kosovës, por të cilët japin shpresa të mira për të fituar normën olimpike.
Loriana Kuka (xhudo), Musa Hajdari, Astrit Kryeziu e Vijona Kryeziu (atletikë), Urata Rama (shenjëtari), Dasar Xhanbazi e Flaka Pruthi (not), Atdhe Luzhnica (shigjetari), Edon Shala (mundje), Fortesa Orana (karate) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari, do të përfitojnë nga 250 dollarë.
Afati për aplikim i KOK-ut ka qenë deri më 15 qershor 2017, ku më pas SO i KON-it pritet ta miratojë listën komplete.

 

Përfituesit e bursave për LO “Tokyo 2020“
Majlinda Kelmendi (xhudo)      1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova        (xhudo)      700 dollarë në muaj
Herolind Nishevci   (karate)      600 dollarë
Distria Krasniqi      (xhudo)       500 dollarë
Donjeta Sadiku     (boks)         500 dollarë
Orges Arifi           (karate)       350 dollarë
Alvin Karaqi         (karate)        350 dollarë
Akil Gjakova        (xhudo)        350 dollarë
Loriana Kuka        (xhudo)       250 dollarë
Musa Hajdari        (atletikë)     250 dollarë
Astrit Kryeziu        (atletikë)     250 dollarë
Vijona Kryeziu      (atletikë)      250 dollarë
Urata Rama         (shenjëtari)  250 dollarë
Dasar Xhambazi   (not)            250 dollarë
Flaka Pruthi         (not)            250 dollarë
Atdhe Luzhnica    (shigjetari)    250 dollarë
Edon Shala         (mundje)       250 dollarë
Fortesa Orana     (karate)        250 dollarë
Drilon Ibrahimi     (shenjëtari)  250 dollarë


Medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. Medaljen e artë e ka fituar xhudistja, Majlinda Kelmendi, në kategorinë deri 52 kilogram.
1
0
0